Armë gjahu dhe kanabis i ndarë në doza

Kronikë

Armë gjahu dhe kanabis në banesë, arrestohen 2 persona në Vlorë

18 Gusht 2021, 10:22| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 10:25

  • Share

Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë vazhdon, policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale.

Në pranga është vënë 34-vjeçari L.Xh, banues në Selenicë, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia i ka gjetur 1 armë gjahu dhe 35 kapsolla.

Policia e Sarandë ka arrestuar një 28-vjeçar E.T, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetë dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?