Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, i ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA Donald Trump, duket se po zbatohet të mërkurën, një ditë pas dy vendet sinjalizuan se lufta 12 ditore kishte mbaruar. Të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditësh luftë, së cilës SHBA iu bashkua me sulme ajrore në mbështetje të Izraelit për të shkatërruar impiantet e pasurimit të uraniumit të Iranit.
I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha vonë të martën se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ishin "premtuese" dhe se Uashingtoni shpresonte për një marrëveshje paqeje afatgjatë.
"Ne tashmë po flasim me njëri-tjetrin, jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe nëpërmjet bashkëbiseduesve. Mendoj se bisedat janë premtuese. Shpresojmë se mund të kemi një marrëveshje paqeje afatgjatë që do ta ‘ringjallë’ Iranin. Tani na takon neve të ulemi me iranianët dhe të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, dhe jam shumë i bindur se do ta arrijmë këtë", tha Witkoff në një intervistë për Fox Neës.
Trump tha se bombarduesit amerikanë kishin “zhdukur” programin e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore, por pretendimi i tij u kundërshtuar nga një prej agjencive të inteligjencës së administratës së tij. Sipas raportit, i cili u hartua nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, sulmet ajrore bllokuan hyrjet e dy prej objekteve, por nuk shembën ndërtesa nëntokësore.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se sulmi kishte eliminuar kërcënimin bërthamor kundër Izraelit dhe se ai ishte i vendosur të pengonte çdo përpjekje të Teheranit për të ringjallur programin e tij të armëve.
Izraeli nisi luftën ajrore të papritur më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë, goditja më e rëndë ndaj Republikës Islamike që nga lufta e viteve 1980 me Irakun. Irani, i cili mohon se është përpjekur të ndërtojë armë bërthamore, u hakmor me breshëri raketash mbi bazat dhe qytetet ushtarake izraelite.
Irani ka arrestuar 700 persona të akuzuar për lidhje me Izraelin gjatë konfliktit 12-ditor, raportoi të mërkurën gazeta shtetërore Nournews, ndërsa Irani ekzekutoi tre burra të mërkurën, të dënuar për bashkëpunim me agjencinë e spiunazhit Mossad të Izraelit dhe kontrabandë të pajisjeve të përdorura në një vrasje të paidentifikuar, raportoi agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit iranian.
Ushtria izraelite hoqi kufizimet mbi aktivitetin në të gjithë vendin të martën në orën 8 të mbrëmjes sipas orës lokale dhe zyrtarët thanë se Aeroporti Ben Gurion, aeroporti kryesor i vendit pranë Tel Avivit, u rihap. Hapësira ajrore e Iranit gjithashtu do të rihapet, raportoi Nournews, e lidhur me shtetin.
Lajm ne perditesim...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se shërbimet sekrete të Izraelit kanë konfirmuar shkatërrimin e plotë të impianteve bërthamore në Iran, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara.
“Izraeli sapo deklaroi se Vendndodhjet Bërthamore u SHKATËRRUAN TËRËSISHT! Faleminderit pilotëve tanë të shkëlqyer të B-2 dhe të gjithë të tjerëve që morën pjesë”,- shkruan Trump në Truth Social.
Foto: Flamuri i Iranit
Irani ka ekzekutuar tre shtetas të tij të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit.
Sipas autoriteteve iraniane, të dënuarit - Idris Aliu, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul - ishin shpallur fajtorë për bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës dhe për përpjekje për të futur kontrabandë pajisje në vend me qëllim kryerjen e vrasjeve.
Ekzekutimi i tyre vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Iranit dhe Izraelit, të cilat janë përshkallëzuar ndjeshëm .
Autoritetet iraniane e kanë akuzuar prej kohësh Izraelin për përfshirje në operacione të fshehta brenda territorit të vendit, përfshirë atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë dhe operacione sabotazhi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër "lajmet e rreme të CNN " dhe "New York Times-in e dështuar ", duke i akuzuar se po përpiqen të "minimizojnë një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori".
Si New York Times ashtu edhe CNN raportuan, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të inteligjencës amerikane, se sulmet amerikane ndaj Iranit vetëm sa e kishin kthyer programin bërthamor të Republikës Islamike me muaj prapa, në vend që ta kishin shkatërruar plotësisht objektet e saj. Megjithatë, Trump këmbënguli se "vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht" dhe shtoi se të dyja mediat "janë sulmuar nga publiku".
Komentet e tij janë në përputhje me pretendimet e fundit nga i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, se objekti i pasurimit të uraniumit në Fordow i Iranit është shkatërruar dhe se misioni për të eliminuar aftësinë bërthamore të Iranit është përmbushur.
Duke folur në Fox News, Witkoff tha se shkatërrimi i aftësisë së pasurimit bërthamor të Iranit ishte një qëllim kryesor i fushatës së fundit ushtarake të SHBA-së, të cilën ai tha se ishte arritur.
"Ne hodhëm 12 bomba kundër bunkerëve në Fordow. Nuk ka dyshim se ato e thyen mbulesën... dhe nuk ka dyshim se vendet u shkatërruan", tha Witkoff, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt raporteve të medias që sugjeronin se sulmet vetëm sa e ngadalësuan programin bërthamor të Iranit me muaj.
Postimi i Trump
Komente
