Bota

Irani ekzekuton tre persona, akuzoheshin për spiunazh në favor të Izraelit

25 Qershor, 08:29| Përditesimi: 25 Qershor, 08:37

  • Share

Foto: Flamuri i Iranit

Irani ka ekzekutuar tre shtetas të tij të akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit.

Sipas autoriteteve iraniane, të dënuarit - Idris Aliu, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul - ishin shpallur fajtorë për bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës dhe për përpjekje për të futur kontrabandë pajisje në vend me qëllim kryerjen e vrasjeve.

Ekzekutimi i tyre vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Iranit dhe Izraelit, të cilat janë përshkallëzuar ndjeshëm .

Autoritetet iraniane e kanë akuzuar prej kohësh Izraelin për përfshirje në operacione të fshehta brenda territorit të vendit, përfshirë atentate ndaj shkencëtarëve bërthamorë dhe operacione sabotazhi.


Lajmi kryesor:

Armëpushimi Izrael-Iran/ I dërguari i Trump: Bisedimet për paqe, premtuese! Teherani arreston 700 persona për lidhje me Mossadin, ekzekuton 3 të tjerë


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?