Daut Laze

Kronikë

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, policia: 10 mijë euro kush jep informacion ku gjendet! 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore

4 Shkurt, 11:19| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:23

  • Share

1738658193_dauthyseni.jpg

Daut Laze

Policia e shtetit ka reaguar për arratisjen nga burgu i Shënkollit të Daut Lazes, 49 vjeç, i arrestuar në vitin 2021 për dhunë në familje. Gjykata e Tiranës i caktoi masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor.

49-vjeçari thotë policia paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkohet ndihma e qytetarëve. Policia ka gati shpërblimin 10 mijë euro për këdo që ka informacion të vlefshëm mbi vendodhjen e 49-vjeçarit.

'Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.

Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.', njofton policia.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ I dënuari për dhunë në familje arratiset nga burgu i Shënkollit! Paraqet rrezikshmëri shoqërore, shpërblim 10 000 euro kush ka informacion(EMRI+ FOTO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?