LEZHË - Daut Laze vuante dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë, të shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor.
Mbrëmjen e së hënës, (3 shkurt 2025) 49-vjeçari nga Çorovoda, por me banim në Tiranë, i cili ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve në spitalin e burgut të Shënkollit. I dënuari me mjekim të detyruar, ka mundur të largohet nga rrethimi i institucionit të posaçëm mjekësor brenda burgut, duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re vetëm në orët e para të mëngjesit të së martës gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit.
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit. Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Për, Policinë e Shtetit e cila ka organizuar grupet në terren për kapjen e të arratisurit, 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj blutë ofruan shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në zbulimin e vendit ku Daut Laze po fshihet.
Analiza e kamerave të sigurisë do të zbulojë nëse në kullat e rojës ka pasur efektivë të sigurisë së burgjeve, apo nëse në arratinë e të dënuarit mund të ketë persona që kanë bërë një sy qorr. Për një analizë të plotë të situatës mbi nivelin e sigurisë në këtë burg, në Shënkoll mbërriti Drejtori i Përgjithshme i Burgjeve Klevis Qose.
Daut Laze është arrestuar më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje. Në 4 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”, dënim të cilin po e vuante në burgun e Shënkollit, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së Zaharisë për kushte çnjerëzore.
Me gjithë përshtatjen e kushteve për të trajtuar të sëmurët, edhe Shënkolli ku aktualisht janë afro 400 të dënuar, nuk u rekomandua nga si zgjidhje përfundimtare pasi nuk përmbush standardet europiane.
Daut Laze
Policia e shtetit ka reaguar për arratisjen nga burgu i Shënkollit të Daut Lazes, 49 vjeç, i arrestuar në vitin 2021 për dhunë në familje. Gjykata e Tiranës i caktoi masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor.
49-vjeçari thotë policia paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkohet ndihma e qytetarëve. Policia ka gati shpërblimin 10 mijë euro për këdo që ka informacion të vlefshëm mbi vendodhjen e 49-vjeçarit.
'Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.
Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.
49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.
Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.', njofton policia.
Shqiptarja.com dhe Report Tv, kanë siguruar foton e të arratisurit nga burgu i Shënkollit në Lezhë, 49 vjeçarit Daut Laze.
Sipas raportimit të gazetarit Elvis Hila, në burgun e Lezhës ka munguar në apelin e mëngjesit pacienti Daut Hysen Laze i datëlindjes 30.08.1976 lindur në Çorovodë, banues në Tiranë, i arrestuar për dhunë në familje.
Sipas informacione, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa rezulton se ai ka kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur, ndërsa nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit.
'Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit', njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve.
Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Në terren ndodhet policia të cilët po kryejnë kontrolle për kapjen e tij, e po ashtu në burgun e Shënkollit ka mbërritur dhe drejtori i Përgjitshëm Klevis Qose.
Ne shqiperi gjysma e njerzve paraqet rrezikshmeri shoqerore.
Përgjigju