Kronikë

Arratisja nga burgu i Shënkollit, i dënuari për dhunë në familje iku nga infermieria, Report Tv siguron foton e Daut Lazes

4 Shkurt, 09:36| Përditesimi: 4 Shkurt, 10:21

  • Share

1738658061_dauthyseni.jpg

Shqiptarja.com dhe Report Tv, kanë siguruar foton e të arratisurit nga burgu i Shënkollit në Lezhë, 49 vjeçarit Daut Laze.

Sipas raportimit të gazetarit Elvis Hila, në burgun e Lezhës ka munguar në apelin e mëngjesit pacienti Daut Hysen Laze i datëlindjes 30.08.1976 lindur në Çorovodë, banues në Tiranë, i arrestuar për dhunë në familje.

Sipas informacione, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa rezulton se ai ka kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur, ndërsa nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit.

'Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal. Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit', njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve. 

Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.  Në terren ndodhet policia të cilët po kryejnë kontrolle për kapjen e tij, e po ashtu në burgun e Shënkollit ka mbërritur dhe drejtori i Përgjitshëm Klevis Qose.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ I dënuari për dhunë në familje arratiset nga burgu i Shënkollit! Paraqet rrezikshmëri shoqërore, shpërblim 10 000 euro kush ka informacion(EMRI+ FOTO)


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?