Kronikë

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Softa: Shqetësimi situata në burgje, ka çaluar siguria! Petraj: Përgjegjësia duhet kapur nga niveli i poshtëm

5 Shkurt, 19:22| Përditesimi: 5 Shkurt, 19:54

  • Share

Fatjon Softa dhe Edmond Petraj komentuan në ‘Studio Live’ arratisjen nga burgu i Shënkollit të të dënuarit për dhunë në familje, Daut Laze, një ditë më parë (4 shkurt). Softa shprehet për Arbër Hitajn, se burgjet janë një problem shqetësues, ndërsa rasti konkret duhet analizuar me detaje nga hetimet.

'Burgjet janë problem shqetësues edhe arratisja e tij një lloj shqetësimi. Masat e sigurisë janë të ulëta në krahasim me të tjerët të dënuar, për shkak të ndalimit apo arrestimit, për masën e sigurisë lidhur me kurimin shëndetësor. Konstatimi i arratisjes është bërë të nesërmen. Ndërrimi i turneve shërbeu si moment për arratisjen. Burgjet kanë rrethimin, kamerat, kullat e vëzhgimit. Duhet hetim për të parë nëse kanë qenë në kulla. Kanë funksionuar sistemet e kamerave? Kemi ngritur shqetësimin që burgjet kanë nevojë për sistemin anti-dron për të ruajtur perimetrin. Kanë nevojë për muret elektronikë, mund të sinjalizojnë zonën e ndarë me sektorë, dhe i jep prioritet kamerave për të bërë ndalimin e personave.'

Softa ndau dhe eksperiencën e tij me vizitën në disa prej burgjeve jashtë vendit në BE.

'Kam pasur mundësi të shikoj burgjet në Austri, Vien. Ishim për vizitë dhe për tu marrë me pjesën e kualifikimit. Ishin ndarë në disa departamente. Ndahej nga pjesa e burgut të hapur dhe pjesa e izolimit total që vjen sot me sistemin 41 biss dhe sistemet e edukimit. Edukimi ishte që punonin dhe merrnin të ardhura për të bërë blerje apo për të ulur qëndrimin në burgje. Një pjesë e burgjeve janë në zona të banuara.'

Petraj thotë për rastin e Daut Lazes, se përgjegjësia duhet kërkuar nga niveli i poshtëm i menaxhimit të burgut.

'Përgjegjësia në këtë rast duhet kapur nga niveli i poshtëm. Elementi poshtë janë policët e grupit të sigurisë. Kemi përgjegjësin e grupit të sigurisë. Kemi policët e kolonës së sektorit, që monitorojnë situatën tek pjesa e murit. Është dhe pjesa e institucionit. Kjo strukturë duke mbledhur procedurat si ka ikur ky shtetas me probleme të shëndetit mendor. Edhe pse nuk duket si burg i sigurisë së lartë, ka parametrat e sigurisë së lartë., muri i lartë, janë kullat e vrojtimit. Është burg i ri. Do parë, zakonisht disa persona nga këta, përdoren edhe për të prerë barin, lyer muret.

Bëjnë punime brenda burgut. Por duke parë institucionin në tërësi lë për të dëshiruar. Regjimi i brendshëm dhe mënyra si janë personat aty ka mangësi të jashtëzakonshme. Duhet bërë spitali, duhet shtuar stafi i psikologëve dhe psikiatrëve dhe njerëzit të marrin mjekimin e nevojshëm dhe të rehabilitohen. Aty njerëzit komunikojnë me ufo. Ata nuk bëjnë muhabet normal. Ka dhe njerëz aty që janë me mjekim të detyrueshëm, kanë nga 20 vjet dhe i kanë harruar familjarët. Kjo pjesë duhet të bërë si precedent, që ky institucion të marri kujdesin e duhur. Janë njerëz që duhet trajtuar.'

Sa i përket propozimit të qeverisë për krijimin edhe të burgjeve të hapura, ku të dënuarit mund të punojnë gjatë ditës dhe të kthehen në darkë në burg, Softa është dakord për importimin e këtij modeli europian në Shqipëri.

'Këto janë modele të marra nga vende të BE-së. Dalja nga burgu, vajtja në një vend pune, që nuk e di si do jetë. Nëse do jetë i kontrolluar nga policia vjen dhe edukimi përmes punës. Që këto persona të mos përfitojnë nga liria dhe të largohen nga Shqipëria. Sa do të funksionojnë, do shikohet. Në parim jam dakord, por duhet parë rast pas rasti. Duhet parë dhe masa dhe lloji i dënimit. Jam dakord me këtë lloj burgu, është një model që i ndikon të socializohen në shoqëri.'

Edhe për Petraj një model i tillë duhet sjellë në Shqipëri.

'Model shumë i mirë, duhet bërë. Nuk është se do jetë për gjithë të burgosurit. Kjo do të fillojë në projektin pilot për personat e dënuar me krime të lehta. Mund të punojë gjatë ditës dhe në darkë të jetë në shtëpi, që në moment kur i bëhet ndonjë kontroll të gjendet brenda shtëpisë ose në pjesën tjetër. Ky është një model italian.'

Ora 19:33
Siguria në vend, Softa: Policia po sakrifikon shumë! Petraj: Duhet më shumë profesionalizëm dhe mbështetje nga qeveria

 

Ekspertët Fatjon Softa dhe Edmond Petraj komentuan në ‘Studio Live’, situatën e krimit në vend sa i përket fundit të 2024-ës dhe fillimit të 2025-ës. Softa thekson për Arbër Hitajn që kemi ende raste të ngjarjeve kriminale ende të pazbardhura.

'Nëse flasim për fundin e 2024 dhe fillimin e 2025, ka vepra penale dhe atentate, që i kemi parë dhe analizuar. Kemi vepra penale pa zbardhur. Rasti i atentatit në autostradën Levan Vlorë pa autor ende. Ngjarje e rëndë. Funksionuan të njëjtat skema, personat largohen nga vendi i ngjarjes dhe djegin automjetin. E njëjta skemë në Tiranë, biznesmeni vritet në banesë në sytë e bashkëshortes. Kemi ngjarjen e Dobraçit, ende e pazbardhur. Kemi 42 raste të zbardhura nga policia, krahasim me 6 ngjarje të pazbardhura. Shqetësim mbetet që grupet kriminale, duket sikur kanë një epërsi në informacion, organizim dhe teknologji. Dhe në mënyrën për të zhdukur provat. Një pjesë janë parandaluar falë punës së policisë. Por raste si pastrimi i parave, futja e parave të huaja, pavarësisht se disa janë kapur, tregojnë një lloj shqetësimi, vazhdojnë shqetësim përderisa këto atentate janë të pazbardhura. Dyshojmë për persona profesionalë të paguar.'

Petraj shikon nevojën e modernizimit të policisë shqiptare, teksa sipas tij mungon profesionalizmi.

'Shifrat mund të themi, janë të pakta. Ai kontigjent që kanë funksionuar një pjesë në burg dhe një pjesë janë eliminuar, shifrat do jenë të ulëta. Nuk e shikoj si një vend me siguri të lartë. Nuk më bind. Po të shikosh gjithë vrasjet 3 vjetët e fundi në vendet publike, siguria lë për të dëshiruara dhe pasiguria është në parametra që do ta çoja në kufijtë e 50%. Sa vetë janë vrarë, kamerierë, banakierë, njerëz që nuk kanë pasur lidhje me krimin? Ka kaluar plumbi paralel. Ka impenjim. Policia nuk është inaktive. Duhet më shumë profesionalizëm dhe mbështetja nga qeveria shqiptare, që të bëhet një polici me standarde europiane.'

Për Softën, policia sakrifikon shumë, por kjo nuk përkthehet në shpërblimin që meritojnë.

'Siguria nuk perceptohet nga një turist. Po flasim, jo për mosekzistencën e rendit publik si në 97. Po flasim për një kohë kur krimi po vepron dhe grupet kriminale janë operative, këto grupe nuk janë s dikur, por janë me kollare dhe në restorante shumë të shtrenjta. Rasti i Elbasanit tregon se edhe gjyqtarët janë bërë pjesë e grupeve kriminale. Duhet të shkojmë te polici bazë. Kemi një polici që sakrifikon shumë. Vërtet turistët kanë qetësi, është falë punë së zgjatur të policisë. Mos presi punonjësi i policisë ti jepet një biletë për të shkuar në një supermarket, por ti shikohet rroga për dinjitet.'

Sipas Petraj duhet filluar reduktimi i pranisë policore në rrugë.

'Nuk është dritë gjithçka në këtë. Ka të meta. Ata që punojnë në shërbim, rendi, grupet e gatshme dhe ata që rrinë në trafik, mbështetja ndaj tyre lë për të dëshiruar. Kemi parë qytetarë dhe i çojnë ujë. Pse duhet të rrijë në shi? Duhet të ketë mbështetjen e duhur dhe veshjen për të qëndruar. Po punohet për të ulur prezencën e policisë në rrugë.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?