Arresti kardiak? Mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para vështirë të shpëtosh nga vdekja e papritur

20 Shtator, 15:23| Përditesimi: 20 Shtator, 18:25

  • Share

Arrestet kardiake në vendin tonë gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat.

Por cilat janë shkaqet dhe faktorët që sjellin arrestin kardiak?

Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet se rastet e vdekjeve si ajo e ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdani quhen vdekje të papritura.

“Vdekje të papritura janë të njohura në një patologji që përbën një problematikë të madhe në sistemin shëndetësor.

Shkaqet kryesore të vdekjes së papritur që personi humbet jetën një orë nga manifestimi i shenjave të para të sëmundjes janë të shumta, përmendim këtu shkaqet që i themi koronare që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me enët e gjakut, kjo përbën përqindjen më të madhe, por nuk duhen harruar edhe probleme të tjera që janë të vështira për tu zbuluar dhe menaxhuar, si psh anomalitë që kanë me sistemin elektrik të zemrës që janë anomali të lindura.

Duke qenë se janë të lindura në të gjithë botën sistemi shëndetësor i ka vështirë t’i zbulojë në kohë”, tha doktori.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu sa ndikon ndihma e shpejtë, doktori tha ndihma duhet dhënë Brenda 5 minutave.

“Ndihma e shpejtë gjatë arrestit kardiak duhet të jepet 4-5 minuta e para, sepse gjatë këtyre momenteve organi që preket më shpejt është truri. Ndaj është e vështirë të shpëtohen të gjithë njerëzit nga vdekjet e papritura.

Rreth 50% e rasteve të infarkteve mund të vdesin pa arritur në spital.

Çdo vend ka specifikat e veta, por bota duke shkuar drejt globalizmit, pothuajse janë të ngjashëm në të gjitha vendet.

Ka edhe patolagji të tjera siç janë anomali po të lindura që kanë të bëjnë me faktorin genetik, me trashje të mureve të zemrës, zmadhimit të zemrës ose depozitime të caktuara në murin e zemrës që të çojnë në vdekje të papritur.

Pas moshës 45-65 vjeç kemi një incidencë të lartë, të prekemi nga sëmundjet e zemrës”, shtoi ai.

Më tej doktori theksoi se faktorë të tjerë që ndikojnë në humbje të jetës në mënyrë të papritur janë përdorimi i drogave, jeta sedentare, pirja e duhanit, pirja e alkoolit.

“Çdo person duhet të ketë një edukim shëndetësor, të kryejë kontrolle të herë pas hershme, në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e zemrës.

Edukimi shëndetësor duhet të futet si një element i rëndësishëm në shkollat tona”, përfundoi ai.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 29/09/2024 15:47

    Flitet nga specialistet,por nuk jepet nje keshille praktike se si duhet veprue ne raste te tilla,kur nuk ke aparatura.Si mund t'i vijm ne ndihme personit momentalisht me metoda apo mjete rrethanore ??

    Përgjigju
  • defibrilator: 20/09/2024 15:44

    Gert Bogdani i shkrete nderroi jete ne Hotel Rogner, thone lajmet. Nuk e di a kishte nje defibrilator ne rogner, dhe a i shte i trajnuar personeli per nje rast te tille? Nuk e di a do te shpetonte, por te pakten ta kishin provuar. Me vjen ndermend rasti i Eriksenit te Danimarkes, te cilit i pushoi zemra ne mes te ndeshjes, dhe sot eshte shendoshe e mire e vazhdon te luaje futboll. Pati fat vertet qe i ndodhi gjate ndeshjes, se po t'i kishte ndodhur naten ne gjume do te kishte ikur... Ketej neper ambientet publike defibrilatori eshte i detyrueshem. Nuk e di ç'rregulla vlejne per Rognerin dhe hotelet e tjera te shtrenjta te Tiranes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?