TIRANË-Janë 3 infermieret e COVID2 dhe sanitarja që u arrestuan si pjesë e grupit të Tire Alldervishit, e cila merrte para për t'i ofruar shërbim pacientëve. Kërkuan liri por gjykata caktoi për to 45 ditë në burg ndërsa për prokurorin Bledar Valikaj u dhanë disa detyra: A kishin dijeni kryeinfermjerët dhe mjekët? Cila është përgjegjësia e tyre kur një shërbim publik jepej me lekë në një spital shtetëror? Shkeljet individuale të tre infermjervë Sidorela Cela, Mira Bushi dhe Sheqire Jonuza si dhe sanitrajta Rukia Hoxha.
Ndër të tjera gjyqtarja Rexhina Merlika kërkoi edhe zbardhjen sa më të shpejtë të mesazheve që të akuzuarat kanë fshirë sapo mësuan arrestimin e koleges së tyre Tire Alldervishi.
E vetmja që foli para dhënies së vendimit ishte sanitarja Rukie Hoxha, e cila mohoi të ishte niveli i Tires duke i kërkuar para pacientëve:
“S’jam shoqja e Tires. Nuk më ka dhënë asnjë lekë, kam 37 vite pune me ndershmëri”, është shprehur Hoxha..
Ndërkohë gjatë seancës avokatja e Sidorela Celës, ish prokurorja Antoneta Sevdari u përplas me kolegun e saj duke e cilësuar arresitmin të paligjshëm.
Sipas Sevdarit, nqs ka korrupsion sic është deklaruar në media atëherë këtë procedim duhet ta kishte SPAK-u pasi klientja e saj ska mashtruar askënd.
Kurse prokurori Valikaj, u shpreh se SPAK është përgjigjur se cështja duhet të ndiqet nga prokuroria e tiranës. Ai po ashtu sqaroi se hetimi është i hapur edhe për një fenomen sic janë lejimi i ushqimeve nga jashtë spitalit kur në realitet ai është spital karantinë.
Ndalur tek rasti i pacientes që u morën 800 mijë lekë nga Tirja, të katër të arrestuarat mohuan ti kishin shërbyer të ndejrës.
E teksa Tirja dhe 4 bashkëpunëtoret e saj do qëndrojnë në burg, ish infermjerja e Covid1 Ronida Hysa e cila në spital vodhi portofolin dhe kartën e bankës të një të vdekuri është liruar në apel një ditë më parë, me argumentin se ka fëmijën e mitur për t'u kujdesur.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme gjyqtarja Rexhina Merlika ka kërkuar që për të zbardhur të vërtetën për këto persona duhet të kryhen veprime hetimore urgjente. Duhet të bëhet një ekspertim telefonik i 4 të ndaluarave për të gjetur bisedat me Tiren.
Gjyqtarja ka kërkuar që prokuroria të sjellë se cilat veprime konkrete kanë bërë këto zonja për mashtrim me të ndjerën Liljana dhe pasojën e ardhur ndaj saj. Më tej gjyqtarja ka kërkuar se duhet hetim nëse kanë bërë të tilla abuzime edhe me pacientë të tjerë dhe duhet ndarë nëse kemi shpërdorim detyre apo korrupsion.
'Kjo seancë publike pasi qytetarët duhet të dinë se çfarë është. Këto janë punonjëse që nuk kanë ardhur dje në spital. punojnë aty prej vitesh. duhet faktuar çfarë shkelje reale është bërë. Çfarë pasojë kanë sjellë. Nëse kanë marrë lekë për shërbimin, do të përballen me ligjin. duhet hetuar personeli tjetër, mjekë dhe kryenifermierë. Si u la Tirja e këto zonja të sjellin këtë gjendje kaq të rëndë. Çfarë çedoi rast për rast. Me kaq material nuk e ndajmë dot, nëse kemi korrupsion apo shpërblim se japin dhe dhurata me pëlqim.'- tha gjyqtarja, raporton Report TV.
Gjykata ka lënë në burg 3 infermieret dhe një sanitare të cilat ishin të përfshira në skandalin tek Spitali Shefqet Ndroqi.
Gjykata ka vendosur që të 'arrest me burg' me afat 45 ditë Sheqerie Jonuzin, Sidorela Çelën, Rukije Hoxhën dhe Mira Bushin.
Në seance gjyqtarja ka kërkuar se për të zbardhur të vërtetën për këto persona duhet të kryhen veprime hetimore urgjente. Duhet të bëhet një ekspertim telefonik i 4 të ndaluarave për të gjetur bisedat me Tiren.
Sidorela Çela, infermierja e akuzuar si bashkëpunëtore e Tires është shfaqur e përlotur në seancën gjyqësore. Siç shihet në pamjet që Report Tv, Çela ka shpërthyer në lot teksa po i përgjigjej gjyqtares.
Sanitarja Rukije Hoxhaj është shprehur se nuk është bashkëpunëtore e Tires. Ajo ka deklaruar para gjyqtares se nuk ka marrë asnjë lekë nga Tirja, por ka punuar me ndershmëri për 37 vite.
“S’jam shoqja e Tires. Nuk më ka dhënë asnjë lekë, kam 37 vite pune me ndërshmëri”, është shprehur Hoxhaj.
Në seancën gjyqësore, Prokurori i çështjes ka deklaruar se ka nisur hetimet edhe për çështjen e futjes së ushqimeve brenda spitalit, në një kohë kur kjo është e ndaluar me ligj.
“Kjo është pjesë e hetimit dhe është detyra jonë që ta ndjekim. S’po përjashtojmë askënd nga përgjegjësia penale. Pse duhet të futen ushqimet në një spital karantinë”, ka thënë Prokurori.
Avokatja e infermieres Sidorela Çeles, Antoneta Sevdari, ka deklaruar ditën e sotme në senacë se, infermierja është e pafajshme dhe se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm.
Prokurori ka deklaruar se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara.
Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s'ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s'ka asnje provë.
Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.
Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet adiministrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.
Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë.
Sidorela: Nuk kam qenë fare!
Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires.
Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat.
Detaje të reja janë zbardhur nga senaca që po zhvillohet për inferimeret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha të arrestuara lidhur me skandalin te "Shefqet Ndroqi".
Gazetari i Report TV Arsen Rusta bën me dije se 4 të ndaluarat kanë fshirë çdo SMS nga telefoni. Prokuroria ke thekuar se po punohet për rekuperimin e mesazheve.
Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.
Prokuroria ka kërkuar 'arrest me burg' për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdoj çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.
Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.
'Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!'- është hsprehur gjyqtarja.
Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rekuperohen do ti sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.
Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjeta, do të mbaj përgjegjësi.
Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?
Edhe ne Amerike,tel.lejohet,pervec kesaj,dhomat jane te pajisura me telefon dhe me TV. Pacientet vishen me veshje dhe corape qe t'i jep spitali .Veshjet personale t'i fusin ne nje qese plastike dhe t'i lene ne dollape qe i ke ne dhome.Gjerat me vlere si para e bizhuteri ose ua japin te afermeve qe shoqerojne te semurin kur shtrohet,ose ne pamundesi, mbahet procesverbal per to.Ushqimi jepet me orar,dhe kur shtrohesh per shume dite ,te sjellin dhe menyne, qe te zgjedhesh c'fare do te hash. Po keshtu,nuk lejohet te sjellesh ilace nga shtepia.Pacientet lahen cdo dite,ose me teper,sa here eshte e nevojshme.Pervec kesaj ,brenda godinave te spitaleve, ka dyqane te vogla qe shesin cdo gje ,qe nga tufa lulesh,veshje,xhingla te tjera e deri te uniformat per personelin,gjithashtu ka dhe fast-foode, ku pacientet dhe vizitoret mund te blene qe nga kafja e caji e deri te vakte te plota ushqimi.Kete e di sepse dhe une kam shtruar babain disa here.Ne urgjence, vizitoret duhet te njoftojne stafin,cilin person duan te vizitojne,kurse kur kalon ne spitalin e pergjithshem nuk ka rregulla te tilla kaq shternguese.Po keshtu, mbi shtratin e pacientit eshte nje pllakate ku shenohet qe pacienti ka nevoje ose jo per ndihme kur ngrihet nga krevati,si dhe emri i infermieres se turnit qe i sherben (X)pacienti.Nuk do ishte keq dhe spitalet ne Shqiperi te kishin disa gjera te tilla.Keto gjera nuk i tregojme thjesht si kuriozitete,por i themi me shpresen se ndoshta i lexojne personat e zanatit dhe ndoshta ne te ardhmen permiresojne spitalet aty.Vetem nje gje do t'a theksoja fort:ketu kryesore eshte SHERBIMI dhe vetem SHERBIMI per pacientin,eshte alfa dhe omega dhe jo vetem ne spitale,por kudo ku ofrohet sherbim.Dy jane rregullat e arta ketu:KLIENTI DHE KEMBESORI KANE GJITHEMONE TE DREJTE!!!
Përgjigjunje gje nuk kuptoj une:pse duhet te ndalohen tl ne spital?un jetoj ne Bergamo e mama ime u shtrua me kovid 19 per dy jave (e shyqyr Zotit e kaloi) por ditet e para me merte doktorri i dhomes ku ishte mamaja ime e ma kalonte ne vidjo kjamate.rregulli ishte qe te merkure e te premte mund ti conim veshje nderresa e me thane ata qe mund ti jepja dhe tl.pa tjeter qe ja cuam.shkonim te dera e pavjonit i bija ziles dilte infermjerja merte canten time me jepte thesin me gjerat per tu lare.tamam si duhet. nuk mbaj anen e asnjerit por te ndalosh tl me njerezit ne spital esht si me qene ne burg:vetem aty nuk lejohet.duhet me pa tjeter te hiqet ky rregull a urdher a ku di une. kush e ka kaluar nje situate te tille si une fjalet e doktorrit qe te thote qysh esht familjari nuk hyjne shum ne pune po nuk fole e te shohesh familjarin. per mendimin tim esht nje shkelje e hapur e te dretes se nje personi aq me teper kur jane ne pavjonet e kovidit
PërgjigjuNuk kemi te bejme me fenomene por me nje popull komplet te korruptuar dhe me nje brez te ri qe merr cdo lloj posti jo per te bere detyren por per te bere lek!Ska bir kurve(po perdor shprehjen e rilindasve te urte qe erdhen gjoja per te bere shtet)qe e ben kete vend!Deri ne vitin 2100 keshtu do shkoje ky popull!
PërgjigjuThuhet se pse futeshin ushqime ne spitale , tek te shtruarit !?.. Po pse te mos futeshin ushqime , pacientet vdiqen per buke e uje , ne spitale . E harruat Tiren dhe plot e plot si Tiren , ku "tezia" ju pergjerua Tires me :-- Te hengerca mutin , me jep pak buke e pak uje , se vdiqa -- !!!... Dhe "tezia " vdiq pa buke e pa uje !!!... Por mutin tani , duhet ta hane gjith Tiret kudo qe livadhisin ne spitalet e shqiperise . Ju thoni , pse futet ushqim e uje ne spital !!.. Edhe dhi e krrimbur , edhe bishtin perpjet !!..
Përgjigju