Avokatja e infermieres Sidorela Çeles, Antoneta Sevdari, ka deklaruar ditën e sotme në senacë se, infermierja është e pafajshme dhe se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm.
Prokurori ka deklaruar se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara.
Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s'ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s'ka asnje provë.
Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.
Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet adiministrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.
Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë.
Sidorela: Nuk kam qenë fare!
Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires.
Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat.
Lajmi kryesor:
45 ditë burg për 4 bashkëpunëtoret e Tires! Gjyqtarja: Pse i fshitë SMS-të kur ajo u arrestua? Avokatja: Ku janë hetimet për doktorët? Përlotet infermierja (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al