Policia ka zhvilluar një aksion në Fushë Krujë, pas arrestimit të Imer Krrashit, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, ndërsa përplasi edhe 9 mjete gjatë largimit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është arrestuar një person nga focat “Shqiponja”, i cili mbante armë zjarri pa leje.
Teksa ndiqej nga forcat Shqiponja, Krrashi i armatosur ka përplasur 9 makina, përfshirë një motor, ndërsa si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar më parë për vjedhje, kanosje dhe mosbindje.
Komento
Komente
