Kronikë

Policia në aksion! 31-vjeçari me armë në makinë tenton të arratiset, përplaset me 9 automjete e 1 motor! VIDEO e ndjekjes nëpër Tiranë, lëndohen polici e gruaja

5 Tetor, 13:23| Përditesimi: 5 Tetor, 18:10

  • Share

TIRANË- “Po armë ke?”, sapo efektivët e Tiranës e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari Imer Krashi, person me precedentë të theksuar kriminal, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me shpejtësi në drejtim të TEG-ut.

Në pamjet e publikuara nga Policia, shihet momenti kur efektivët e Tiranës i vihen të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletë që kishte me vete. Gjatë ndjekjes Imer Krashi përplasi 9 automjet në rrugë dhe një motor, ku udhëtonte një efektiv policie jashtë shërbimi bashkë me bashkëshorten e tij. Të dy aktualisht ndodhen më gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Trafiku u bllokua nga mbikalimi i Saukut në drejtim të TEG-ut dhe u lirua pas pa kohësh.

“Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri. Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital. Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale”, njofton policia.

I arrestuari Imer Krrashi, përdorte edhe dy emra të tjerë, Imer Masha dhe Imer Uka. Ai rezulton i dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit të Edison Pulës. Ata u arrestuan në shkurt të vitit 2022 nga policia italiane.

Pula, 27- vjeç në atë kohë akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

 

Ora 16:21
Tentoi që t'i largohej policisë në Tiranë/ Kush është Imer Krrashi! I dënuar në Itali për vjedhje dhe pjesë e grupit të Edison Pulës

1759673408_imerkrrashi.jpg

Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emra të tjerë si Imer Masha dhe Imer Uka, tentoi që t'i largohej policisë sot në Tiranë, pasi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.

Ai është dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit të Edison Pulës

Edison Pula dhe Imer Krrashi u arrestuan në shkurt të vitit 2022 nga policia italiane. Pula, 27- vjeç në atë kohë akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

Ora 16:01
‘Bllokojeni!’ Tentoi të arratisej me armë në makinë, VIDEO e momentit kur policia ndjek 31-vjeçarin nëpër Tiranë dhe e vë në pranga

Është publikuar video nga momenti kur 31-vjeçari Imer Krrashi me precedentë të theksuar kriminal, u largua me shpejtësi nga forcat “Shqiponja”, me armë në makinë. 

Në video shihet se i riu është ndjekur nga forcat Shqiponja nëpër Tiranë, ndërsa më pas edhe është arrestuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në zonën e Liqenit të Thatë. Forca e Posaçme “Shqiponja” i kishte bërë shenjë ndalimi një automjeti që po lëvizte drejt TEG-ut, pasi kishte informacion se drejtuesi mund të ishte i armatosur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.

Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.

Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 05/10/2025 16:40

    A sa mirë që ndodhin këto raste që të demaskohen fytyra si këto, hajdutë ordinerë e njerëz të dëmshëm. Bravo Policia e Shtetit, e ndërkohë për këto surretër, hani burgun tani se atë meritoni, u bëtë ju hajdutë të shisni pordhë nëpër rrugët e Tiranës!!

    Përgjigju
  • Beni: 05/10/2025 16:18

    Policia beri punen e vet dhe per kete meriton respekt por problemi eshte se gjykata do ta liroje shume shpejt sepse ai do te paguaje dhe mbyllet ajo pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?