Kronikë

‘Bllokojeni!’ Tentoi të arratisej me armë në makinë, VIDEO e momentit kur policia ndjek 31-vjeçarin nëpër Tiranë dhe e vë në pranga

5 Tetor, 16:01| Përditesimi: 5 Tetor, 16:25

  • Share

Është publikuar video nga momenti kur 31-vjeçari Imer Krrashi me precedentë të theksuar kriminal, u largua me shpejtësi nga forcat “Shqiponja”, me armë në makinë. 

Në video shihet se i riu është ndjekur nga forcat Shqiponja nëpër Tiranë, ndërsa më pas edhe është arrestuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në zonën e Liqenit të Thatë. Forca e Posaçme “Shqiponja” i kishte bërë shenjë ndalimi një automjeti që po lëvizte drejt TEG-ut, pasi kishte informacion se drejtuesi mund të ishte i armatosur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.

Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.

Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale.


Lajmi kryesor:

Policia në aksion! 31-vjeçari me armë në makinë tenton të arratiset, përplaset me 9 automjete e 1 motor! VIDEO e ndjekjes nëpër Tiranë, lëndohen polici e gruaja


S.B/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?