Arrestimi i 45-vjeçarit që transportonte mina e eksploziv, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e Policisë së Shtetit

7 Prill, 13:28| Përditesimi: 7 Prill, 13:34

  • Share

1711543958_taulantballa.jpg

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e 45-vjeçarit në Rrëshen të Mirditës, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shprehet se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Ai thekson se elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë,  Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër,  Korçë  dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë”, -shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Kapet ‘njeriu bombë’ në Rrëshen, transportonte mina dhe eksploziv nga Lura! Policia: 45-vjeçar i shiste tek grupet kriminale (EMRI)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?