Arrestimi i autorit që dhunoi gazetarin e Report Tv, Adriatik Doçi, reagon Policia: E ka goditur disa herë me grushte për shkak të detyrës

18 Nëntor 2022, 16:33| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 19:42

  • Share

1668785714_finalprojekt.00051122.Still004.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e autorit që ka dhunuar gazetarin investigativ të Report Tv, Adriatik Doçin. Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Policia identifikon, kap dhe arreston autorin e dyshuar të goditjes së shtetasit A. D. (gazetar).  Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari R. S.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari A. D. goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e  Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen  dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit  R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën "Ndre Mjeda", Tiranë. Ky shtetas, më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Arrestimi i shtetasit R. S. u bë  bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat  shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e  personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të mbrojtur dhe respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve e në veçanti të gazetarëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të të drejtave, duke iu garantuar reagim të shpejtë e profesional.


Lajmi kryesor:

Goditi gazetarin investigativ të Report Tv, Adriatik Doçin, në pranga autori! Policia: E dhunoi për shkak të detyrës! VIDEO nga momenti i arrestimit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?