Arrestimi i Belerit, mediat greke vëmendje të veçantë: Dendias telefonoi Ramën, ministri i Brendshëm foli me homologun Çuçi

12 Maj 2023, 10:44| Përditesimi: 12 Maj 2023, 10:46

  • Share

1683881159_Screenshot4.jpg

Mediat greke, të cilat po i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe arrestimit të Fredi Belerit, thonë se Athina zyrtare ka pasur reagim deri në nivelet më të larta.

Sipas tyre ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.   Më herët, Nikos Dendias kishte njoftuar për këtë çështje kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Po sipas mediave greke bëhet me dije se ministri i Brendshëm i Greqisë ka folur në telefonin me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Belerit, reagon Kryeministri grek: Të lirohet menjëherë dhe të marrë pjesë në zgjedhje! Dendias: Kemi njoftuar BE-në


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?