Arrestimi i Beqajt, BE për Report Tv: S’komentojmë vendimet e drejtësisë, institucionet të mbrojnë interesat tona financiare, ose marrim masa vetë

8 Korrik, 15:28| Përditesimi: 8 Korrik, 18:50

  • Share

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj për korrupsion me fondet e BE në SASPAC. Në një reagim për Report Tv, delegacioni i BE thotë se nuk komentojnë mbi vendimet e drejtësisë, por nga ana tjetër kërkojnë nga institucionet shqiptare që të kenë mekanizma efektivë të kontrollit për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. Këtu, delegacioni i BE përfshin edhe institucionet e pavarura të drejtësisë.

“BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi. Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së", thuhet në reagimin për Report Tv. 

Në të kundërt nëse institucionet shqiptare nuk marrin masa, në reagim thuhet se BE ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare.

Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë. BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE.

Ndaj Ilir Beqaj SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë në dosjen e SASPAC akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 08/07/2024 16:02

    Filloi embargo

    Përgjigju
    • Me nji fjalë: 08/07/2024 17:13

      Do ja futin popullit me mekanizmat e tyre, se hajdutve ua dhanë vet eurot.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?