Sipas detajeve të mësuara nga arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë gjatë ditës së sotme, mësohet se hetimet e SPAK kanë nisur pas kallëzimit nga 15 banorë të pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2020 banorët protestuan dhe depozituan edhe një kallëzim për Dakon dhe zyrtarët e tjerë të cilët kanë dhënë lejen e ndërtimit për pallatin.
Leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në shtator të vitit 2011. Ndërsa Dako ka dhënë leje për ndërtimin e 4 kateve shtesë të pallatit.
Lajmi kryesor:
Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues
B.V//ReportTv.al