Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues

6 Qershor 2023, 17:10| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 09:59

  • Share

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar pasditen e sotme (6 qershor 2023) me urdhër të SPAK së bashku me 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit si dhe 1 ndërtues. 

Në orën 10:30 minuta të paradites së sotme gjyqtari  i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Erjon Bani, firmosi urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK.  Ndaj Vangjush Dakos, 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, dhe ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farruku, u caktua masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për tre nëpunëse gra u vendos masa e ‘arrest shtëpie’.

Report Tv mëson se janë firmosur urdhërarrestet për: 
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku (arrest me burg)
Adlei Likmeta, arkitekt i bashkisë (arrest me burg)
Roza Kovaçi (arrest shtëpie)
Edlira Kertusha, juriste tek Urbanistika (arrest shtëpie)
Adnand Tocila (arrest shtëpie)
Adhurim Qehajaj ish drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)
Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit (arrest me burg)

Kush lëshoi urdhërarrestet dhe akuzat?

Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua nga prokurori që ka hetuar dosjen Sotir Kllapi pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar dhe që u dëmtua nga tërmeti si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare. Ndaj Dakos rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dy raste dhe falsifikim dokumentesh.

Dako në Tiranë kur u firmos urdhërarresti

Sipas avokatit Pertit Ismaili, Dako është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pasi ndodhej në kryeqytet kur doli urdhër arresti.

“Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Pasi pamë në media që kishte një masë sigurimi njoftova autoritetet e policisë për vendndodhjen e zotit Dako dhe jemi vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë” deklaroi avokati mbrëmjen e sotme pasi doli nga drejtoria e policisë së Tiranës ku po mbahet Vangjush Dako.

Pas tre orëve takim në ambientet e policisë së Tiranës, avokati Petrit Ismaili ka sqaruar publikisht edhe akuzat me të cilat është njohur ish kryebashkiaku Dako.

Është një akuzë për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëri prej rasteve është kallëzim nga banorët e një pallati të ndërtuar në qendër të Durrësit që pretendojnë se ka pasur shkelje në kolaudimin e objektit dhe kallëzimi tjetër është në prang të zgjedhjeve 2021 nga Ferdinand Xhaferri, në atë kohë kryetar i degës PD në Durrës" tha Petrit Ismaili.

Dako dhe pallati që u dëmtua nga tërmeti

Rasti i parë i shpërdorimit të detyrës ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat,  në lagjen nr 5,në qendër të Durrësit dhe që u dëmtua nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë.

Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit. 

Dako dhe tenderi i shëtitores

Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 - 2015, me vlerë 22 mln lekë.

Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qendruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.

Avokati: SPAK nën trysni, arrestimi i nxituar

Petrit Ismaili, avokati i Dakos e cilësoi si të panevojshëm arrestin me burg për ish kryebashkiakun e Durrësit. Mes të tjerash, Ismaili tha se për arresëtimin e Dakos SPAK po përballet me një trysni nga ana e mediave dhe e ndërkombëtarëve.

"SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia.”- tha Ismaili.

Hetimi nisi një vit më parë
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi bën me dije se hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë dhe Vangjush Dako është thirrur në SPAK në mars 2023 lidhur me këtë  dosje. Ndërsa ditët e fundit janë marrë në pyetje edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Gjatë ditës së sotme, SPAK ka ekzekutuar urdhër arrestin për Vangjush Dakon dhe një ish zyrtar tjetër ndërkohë operacioni është ende në vijim, për ekzekutimin e urdhër arresteve të tjera.

"Non grata" dhe përgjimet 

Në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata Vangjush Dakon. Gjithashtu DASH i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarëve të familjes së tij. Dako ka drejtuar bashkinë e Durrësit në vitet 2007-2019.

Ish-kryebashkiaku ka qenë disa herë i akuzuar nga opozita për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qark. Emri i Dakos doli dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avduli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë Socialiste.  Prokuroria ka njoftuar hetime ndaj tij për tjetërsimin e votave në vitin 2017 por ende nuk është bërë me dije një vendimarrje në lidhje me këtë rast. 

Gazetare: Keti Banushi 

Ora 22:37
Avokati zbulon si shkoi Vangjush Dako me këmbët e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

 

Avokati Petrit Ismaili zbulon si shkoi ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me këmbët e tij në Drejtorinë e Policisë e Tiranës.

Sipas tij në momentin kur ka mësuar për urdhrin e arrestit Dako ka qenë në Tiranë.

“Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Pas sinjalizimit në media që kishte një masë sigurimi njoftova autoritetet e policisë për vendndodhjen e zotit Dako dhe jemi vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë” deklaroi avokati mbrëmjen e sotme pasi doli nga drejtoria e policisë së Tiranës ku po mbahet Vangjush Dako.

Avokati mohon që policia të ketë shkuar në banesën e tij.

“Dako ka qenë në kontakt me autoritetet e SPAK. Bëhet fjalë për dy vendime kolegjiale që janë në fushën e ndërtimit tek autoriteti i bashkisë” tha avokat Ismaili.

Ai e quajti të nxituar arrestimin e Dakos duke thënë se SPAK është nën tryesninë e ndërkombëtarëve por dhe të medias. 

"SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg" deklaroi Ismaili.

Ora 22:22
Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

 

Petrit Ismaili, avokati i Vangjush Dakos përveç detajeve lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj klientit të tij, foli edhe për gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut të Durrësit. Ai tha se Dako nuk ka pasur probleme shëndetësore përveçse stresit dhe ngarkesës emocionale të rastit.

“Nuk mund të jap deklarime të hollësishme. Klienti im është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë. Nuk ka pasur probleme. Natyrisht pjesa emocionale, stresi e këto janë. Nuk ka pasur probleme shëndetësore”, nënvizoi ai.

Ora 21:50
Arrestimi i Dakos, avokati i tij: Akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste! Kallëzimet e bëra nga banorët e një pallati në Durrës dhe Ferdinand Xhaferraj

 

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili e ka konsideruar si të panevojshme masën e arrestit me burg ndaj ish kryebashkiakut të Durrësit. Duke dhënë detaje për arrestimin e klientit të tij, Ismaili tha se ndaj Dakos ka patur kallëzim nga një grup banorësh lidhur me kolaudimin e një pallati, leja për të cilin është dhënë që në vitin 2011 si dhe për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj në vitin 2021. Mes të tjerash, avokati i ish kryebashkiakut të Durrësit tha se për këtë zhvillim, SPAK ka patur trysni të lartë nga mediat dhe ndërkombëtarët. 

“Sapo u ekzekutua vendimi i GJKKO e cila ka vendosur arrest me burg për Dakon. Akuza, është një shpërdorim detyre në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim.  Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021.

SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia.”- tha Ismaili.

 

Ora 20:02
Dako kishte dijeni për urdhrin e arrestit ndaj tij, pasi konsumoi kafe poshtë banesës në Durrës, u nis drejt Tiranës

 

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka qenë ditën e sotme në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin kur është arrestuar nën akuzën e shpërdorimi të detyrës për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë dhe një tender.

Gazetari i Report TV, Aldo Mustafa ka bërë me dije se Dako kishte pasur dijeni mbi urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij. Raportohet se ish kryebashkiaku fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës për t’u paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë, ku është kryer arrestimi i tij.

Ora 19:45
Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, Avokati mbërrin në Policinë e Tiranës

 

Report TV mëson se deri tani ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza vetëm për shpërdorim detyre dy herë. Bëhet fjalë për pallatin e dëmtuar gjatë tërmetit dhe tenderin në vlerën e 22 milionëve që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Ngritja e akuzës u ngrit pas padisë që banorët e pallatit nr 8, lagjja 5 në Durrës për të cilën banorët bënë kallëzim në SPAK në shtator 2020.  Burimet bëjnë me dije se ky pallat ka pasur 4 kate pa leje.

Në orën 19:40 avokati Petrit Ismaili i ish kryebashkiakut ka hyrë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës

Ora 19:35
Arrestimi i Dakos, hetimet e SPAK pas kallëzimit nga 15 banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në 2019! U ndërtuan 4 kate shtesë mbi lejen e dhënë në 2011-ën

1686072988_dakko.jpg

Sipas detajeve të mësuara nga arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë gjatë ditës së sotme, mësohet se hetimet e SPAK kanë nisur pas kallëzimit nga 15 banorë të pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2020 banorët protestuan dhe depozituan edhe një kallëzim për Dakon dhe zyrtarët e tjerë të cilët kanë dhënë lejen e ndërtimit për pallatin.

Leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në shtator të vitit 2011. Ndërsa Dako ka dhënë leje për ndërtimin e 4 kateve shtesë të pallatit.

 
Ora 18:52
Arrestohet Vangjush Dako, Report TV mëson detaje të reja nga tenderi 18 mln lekë, u firmos nga ish kryebashkiaku

1686065652_vangjushdako.jpg

Report TV mëson se hetimet kanë nisur një vit më parë. Bëhet fjalë për një pallat që ka mbivendosje të lejes së ndërtimit, një në vitin 2013 dhe një në vitin 2016.

Po kështu dhe për falsifikim të dokumenteve lidhur me lejet e ndërtimit.

Ndërkohë për tenderin në vlerën e 18 milionë lekëve bëhet fjalë për një shërbim konsulentë dhe Dako në këtë tender ka pasur rolin e autoritetet kontraktues, pra ka firmosur tenderin, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema.  

Ora 18:36
Falsifikimi i dokumenteve për lejen e ndërtimit çoi në pranga Dakon dhe disa ish zyrtarë të tjerë, ky është pallati i ndërtuar 11 vite më parë në Durrës

 

Ky është pallati ‘Tod Trungu’ në Durrës për të cilin raportohet se ka shkelje në lejen e ndërtimit të dhënë 11 vite më parë gjatë drejtimit të Vangjush Dakos. Ky i fundit dhe disa ish zyrtarë të tjerë të drejtorisë së Urbanistikës akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Ky pallat pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish zyrtarëve të tjerë.

Në pranga ka rënë edhe Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit.

 

Ora 18:26
Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Report TV zbardh emrat e 5 prej ish-zyrtarëve të bashkisë së Durrësit për të cilët janë firmosur urdhër arreste

1686064635_bashkiaedurrsit.JPG

Report TV ka siguruar emrat e disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të drejtorisë së Urabanistikës në bashkinë e Durrësit për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arreste nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës (arrest me burg)

Edlira Kertusha juriste tek Ubranistika (arrest shtëpie)

Adi Likmeta, arkitekt dhe specialist në bashkinë e Durrësit  (arrest me burg)

Roza Kovaci (arrest shtëpie)

Adnand Toçilla përgjegjësi i zyrës urbanistike (arrest me burg)

 

Ora 18:07
Vangjush Dako akuzohet dhe për një tender, dëmi ndaj shtetit 18 mln lekë

1686065585_vangjushdako.jpeg

Përveç pallat pa leje, gazetarja e Report TV Keti Banushi mëson se Vangjush Dako akuzohet dhe për tender që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. Bëhet fjalë për një tender të vitit 2014 – 2015, bëjnë të ditur burime të besueshme nga prokuroria.

Ndërkohë gazetari i Report TV në Durrës informon se Vangjush Dako është vetëdorëzuar dhe ndodhet në Tiranë. 

Ora 18:00
Dako dhe 6 ish-zyrtarë në ‘arrest me burg’, për 3 gra ‘arrest shtëpie’! Mbulohet hyrja e policisë së Tiranës para mbërritjes së ish kryebashkiakut të Durrësit

 

Report TV mëson se nga 10 urdhërarreste të lëshuara janë 7 arreste me burg, përfshi dhe ish kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa për 3 gra është firmosur “arrest shtëpie”.

Ndërkohë në videon e siguruar shihet teksa drejtoria e policisë së Tiranës ka mbuluar hyrjen e institucionit ku pritet të mbërrijë Vangjush Dako i arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK gjatë ditës së sotme ku u lëshuan urdhër arreste për disa ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ora 17:44
Pallati pa leje, në mars Vangjush Dako dëshmoi 3 orë në SPAK

1686065603_dako.jpg

Në mars 2023 ish kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. 

 Atëherë Dako u mor në pyetje për gati 3 orë pikërisht për këtë çështje, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.   

Lajmi se Dako ishte thirrur në SPAK u mësua një ditë më pas (17 mars 2023) kur Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi u paraqit në godinën e Prokurorisë së Posaçme për tu marrë në pyetje pas kallëzimit të një qytetari,Muharrem Hoqja që e akuzonte  për shpërdorim detyre.

Ora 17:29
Urdhër arresti për Vangjush Dakon është ekzekutuar, operacioni vijon për arrestimin e ish zytarëve të tjerë

1686064910_finalprojekt.01024303.Still042.jpg

Gazetarja e Report TV zbardh detaje të reja të operacionit që është në vijim.

“Është ekzekutuar urdhërarresti për zotin Dako dhe po vijon ekzekutimi i urdhërarresteve të tjera.  Agjentë të policisë po ekzekutojnë urdhërarrestet në Durrës” informon gazetarja e Report TV Keti Banushi.

 

Ora 17:24
Urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë, ish deputeti Bogdani aludon: Janë prerë para 3 ditësh, s'do arrestohet njeri se janë larguar

 

Ish deputeti Gert Bogdani pretendon se urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish zyrtarët janë prerë prej 3 ditësh. Në një intervistë për Report Tv tha se bëhet fjalë për një ndërtim pa leje dhe aludon se nuk do të ketë të arrestuar se ata kanë pasur kohë t’ia mbathin.

“Urdhër arrestet kanë nja 3 ditë që janë prerë. Ata tani janë larguar, nuk do arrestohet njeri. Kam përshtypjen që bëhet fjalë për ndërtim pa leje. Me këtë mënyrë të funksionuari të BKH ka një mënyrë interesante operimi”, tha Bogdani.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta: 07/06/2023 09:08

    Ikni o bydhlepiresa po dako nuk pjerdh per ameriken e jo per ju qe ju merr me shqelma nga prapanica..dako mori perpara 300 miljon amerikan dhe ambasadores ja futi me pllemb ,,trim mbi trimat dako

    Përgjigju
  • miri: 07/06/2023 07:01

    o molo ky do denohet sa sajmir tahiri..se.do rrije 1 vit brenda e do dale..se edi rama me dokot e rrapot i ka bere vjedhjet,,jane bashke ne vjeehje,,pse pak ka vjedhur edi rama e veliaj ne tirane,,po ky dako eshte i ndyre fare,,ka shkatarruar me bandat krejt durresin ,dhe plazhin me pallate,,durresi dhe tirana duhen prishur 50% te pakten...,

    Përgjigju
  • Mergimtari: 07/06/2023 06:13

    Nje ndalim per zhurme,i nje karte te djegur.Shperdorim detyre,akuze qesharake qe nuk mund te vertetohet.Ky veprim me shume "pastron"keta persona.A do ti merren parat e demit qe i eshte shkaktuar buxhetit?Po ju konfiskuan pasurit e vendosura me korrupsion.nuk ka nevoj per burg,se per ato para eshte bere korupsioni.

    Përgjigju
  • drini: 07/06/2023 02:47

    KOllaj po i arrestoni keta dhe mire beni. Po nongraten pse nuk e eareestoni Nongrata me korupsion masiv megjithe familjen/Cfare prisni ?

    Përgjigju
    • Ehuuu: 07/06/2023 08:22

      Po do behen zgjedhjet e 2025, dhe pastaj do e haje dhe ai. Rama shikon larg, se po e arrestoi tani, nuk ka si do i thoj njerezve he ke do zgjidhni

  • durresi: 06/06/2023 23:56

    kush komenton dhe shan Vangjushin (flas per durrsak ktu jo ju qe e keni me te degjuar) keni dashur qe Vabgjushi tju mbaroj dy here pune se heren e dyte e keni pad icik abuzive. shnetin kaq kisha

    Përgjigju
  • Baba: 06/06/2023 21:54

    Narcos felix po leshon aleatet fundi dihet

    Përgjigju
  • eni: 06/06/2023 21:47

    Aloooooooo Po Tigri kur e ka radhen! Tigri prej letre donzhuanj fshatit, qe ka lene nja dy drejtora hadute ne Minitrie tw Financave qe vjedhin dhe letrat e menderes! Nja sy hamshora mallista e kumarxhinj! Aloooooo Spakiiiii!!!!

    Përgjigju
  • Mario: 06/06/2023 21:45

    Po ne dogana kur do shkoje spak????? Apo presin ok e Rames. Menkembe te mbare i pari. Tani hajde rradha

    Përgjigju
  • Maks Hekurani Vlore: 06/06/2023 21:05

    Ne pallatin qe po nderton tim bir pa leje dhe qe na vdiq ai puntori shkret na ua mbyllem gojen u dham ca lek po muabeti eshte mos na hapen ato pislleqet e tjera pastaj pirdhet muabeti.

    Përgjigju
    • Xxxxx: 07/06/2023 09:10

      O rubin haha i madh je...

    • Rubini: 06/06/2023 22:54

      Rubini jame.. dua tju them te verteten une edhe pse kam qen shef urbanistike ne bashkine vlore nuk kam perfituar asgje me firmen time,6 hyrje qe kam ne tirane mi ka falur vjerra ,26 hyrje qe kam ne vlore i kam blere me rrogen e bashkise qe punova 12 vjet,pallatin qe po ndertoje ma falen ca ndertues pallatesh ,,.

  • Platon: 06/06/2023 20:09

    Shpejt pezevollin Lelit po qau futjani me shqelme

    Përgjigju
  • Une: 06/06/2023 20:05

    Me sa byreqe ju Bleu partia dhe joq t vini e t komentoni si gore

    Përgjigju
  • xhei: 06/06/2023 19:53

    shume mire e kane bere te denohen para ligjes

    Përgjigju
  • Gjergj: 06/06/2023 19:47

    3 ditè mè vonè, po u shtroka te kardiologjia Vangjushi. O le le ZEMRAAAAAA.

    Përgjigju
  • Ani: 06/06/2023 19:35

    Mbase terheq kemben zvarre Dakua mer me vete edhe kete Lelin e Vlores se plot ka bere. Ku i dihet fatit.

    Përgjigju
  • Shokutarras: 06/06/2023 19:17

    Vtm shperdorim detyre???? Po per shkarerrimin e qindra m2 monumenteve historike e mozaike, betonin qe vrau dhjetera persona, gjate termetit nuk ka dosje???? Dmth edhe ky si saje qorri do bej nje vit burg ose sherbim prove dhe do dali i lare me miliona euro te vjedhura dhe duart me gjak???? Rradhen e ka tigri per te dale nga llumi me gjobe, pastaj balluku me detyrim paraqitje ke burgu burrave 2 3 her ne jave te respektoj dhe cunat, se ngeli duke marre zezak me pages ne dhermi neper resorte

    Përgjigju
  • Zeni: 06/06/2023 19:16

    Ohhhhh 160 000 euros demi. !!!!!! Po keto Gjushi I harxhon vetem per cigare puro kubane. Qeka lodh shume Spaku. Hajde re Gjush se akullore e bardhe mbetesh. Pagoji atyne pabuksave ato démet dhe mbaron me kaq.

    Përgjigju
  • gersi: 06/06/2023 18:39

    qazum sejdini nuk ka bere deme te pallogaritshme si dako ne durres dhe edi rama e veliaj ne tirane,,, nuk ka shume ndertime ne elbasan,,,,e kam pare vete,,,tirana dhe durresi -vlora jane qeverisur nga bandite per 25 vjet...te gjthe kush kane qene kryetar bashkie dhe zyra e urbsnistikes duhen te arrestohen dhe sekuestrohet pasuria...demi qe ka durresi dhe tirana eshte i pallogaritshem...vdekshi ne burg ishallah....

    Përgjigju
  • Arben: 06/06/2023 18:24

    Mire qe i ndeshkon drejtesia se per kete popull do ishin votuar bindshem sa te ishin gjalle, pavaresisht aferave!

    Përgjigju
  • Vlore: 06/06/2023 18:22

    Po ketej nga Vlora kur do beni nje xhiro se Leli gati eshte sju lodh kaq shume sa Dako

    Përgjigju
    • Xxxxx: 07/06/2023 09:13

      Nuk denohet leli se gruan e lelit e ka dashnore e rama

    • O bo bo bo.: 06/06/2023 19:50

      @Spa. Me motrèn tènde mos e bèj, hè tè kam rixha. Jo pèr gjè por èshtè e ndaluar edhe me ligj incesti familjar.

    • Spa: 06/06/2023 19:19

      Ja bej gati motren ti se do dalim ne

  • Moli: 06/06/2023 18:20

    Ky e ka bere Durrsin nje hale gjigante, meriton burgim te perjetshem.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 06/06/2023 18:17

    Dako dhe tere kategoria e tij jane letra higjenike te konsumuara e te vjeteruara te kryetarit partise dhe kryeministrit te Shqiperise por qe TALLAVAJA rreh dajren se po lufton krimin e ne te njejten kohe LETRAT HIGJENIKE ME VLERE TE KRYEMINISTRIT vijojne i mbushin llogarite e pangopeshme financiare dhe SPAKU I DUMAN-TYMIT hedh vallen e çingive te beut-KONCERT NE VITIN 36-

    Përgjigju
  • Olsi: 06/06/2023 17:57

    Po Qazim Sejdinin kur do e arrestojne? Eshte po aq i korruptuar, ne mos me shume se Dako.

    Përgjigju
    • Partia: 06/06/2023 18:28

      Përse, kush nga rilindja nuk është?

  • xhemal: 06/06/2023 17:51

    Urojme te sulmojne bunkierin e salikes...duhet municion i artilerise se rende..spaku ka vetem pushke

    Përgjigju
  • xhemal: 06/06/2023 17:48

    Po' sikur bogdani tha qe eshte larguar..apo u kethye vete ne qeli...haasa

    Përgjigju
    • Turi: 06/06/2023 18:36

      Bogdani eshte per burg Per vete

    • Tao: 06/06/2023 18:22

      Kujton se jane te Saliut, qe i pajiste me pasaporta diplomatike për t’u larguar, apo i mbante në kryeministri dhe s’i dorëzonte kriminelët e vetë.

  • Ergys Alushi: 06/06/2023 17:46

    Shpetim Gjiken, kur do e arrestoni o Spaku, se e tha dhe Rama para ca ditesh ne Vlore qe lejet e ndertimit korruptive te Gjikes po bejne ende deme ne Vlore? Apo ua ka mbush b... me leke ky? Se gjynah, ky merr dhe ca leke te OST pa punuar 1 dite!!!

    Përgjigju
    • Genci: 06/06/2023 20:32

      Po pse nuk thua ish shefi i urbanistikes se bashkise vlore qe nga koha e gjikes e deri para pak muajsh ,po ndertonte pallat pa leje ne skele , leli mbyllte syte se kishte dhe ai pjesen e tije.. u desh te aksidentohesh nje gjynafqar te zbulohej.

    • Sejmëni: 06/06/2023 19:22

      Pse ore ai lexon matesat perdite e ti thua pa punuar

  • Kik: 06/06/2023 17:43

    O zot nje spektakel pa vlere por ne dem te taksave tona ka 11 vjete qe eshte dhene leja e ndertimin kane mbaruar afatet. Mos u tallni me ne. Dersa per like florinin ja mbyllin dosjey turp turp turp

    Përgjigju
  • tiransi: 06/06/2023 17:30

    ky p.robsh.dako..duhet varur ne mes te durresit,,,per ate qe i ka bere durresit,,,ka shkatarruar durresin dhe plazhin me te bukur ne shqiperi.me pallate...dhe ka bashlepunuar me bandat....durresi tirana u shkatarruan ne 30 vjet....

    Përgjigju
    • Une: 06/06/2023 20:03

      O transo me duket se paske memories te vogel e mban mend kush e filloj vallen e pallateve ne plazh e filloi pd me mir hotin por rri e mbyll gojen aty kur nuk ke info mos fol

  • A. N.: 06/06/2023 17:25

    Dako dyshohet se kane qene te perfshire ne korrupsion? Hahahahah e di gjithe europa qe ka qene kryebashkiaku me i korruptuar i te gjitha koherave qe ka patur ndonjehere Durresi.

    Përgjigju
    • Zeni: 07/06/2023 07:19

      Kur ka pas Durresi ndonjehere kryebashkiak se nuk e mbaj mend. Te gjithe zabrahane e bon Durresin nga Curtis at deri ne Golem beton dhe hale.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?