Pallati pa leje, në mars Vangjush Dako dëshmoi 3 orë në SPAK

6 Qershor 2023, 17:44| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 18:02

  • Share

1686065603_dako.jpg

Në mars 2023 ish kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. 

 Atëherë Dako u mor në pyetje për gati 3 orë pikërisht për këtë çështje, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.   

Lajmi se Dako ishte thirrur në SPAK u mësua një ditë më pas (17 mars 2023) kur Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi u paraqit në godinën e Prokurorisë së Posaçme për tu marrë në pyetje pas kallëzimit të një qytetari,Muharrem Hoqja që e akuzonte  për shpërdorim detyre.


Lajmi kryesor:

Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?