TIRANE - I distancuar nga akuzat me të cilat përballen sot disa prej drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, kreyebashkiaku Erion Veliaj mohoi çdo lidhje të pretenduar apo përfitime personale nga shkelja e ligjit, përmes tenderëve të fituara nga kompania “5D”, e që dyshohet sipas SPAK të kenë pasur përfitues fundor 2 prej ish-zyrtarëve të bashkisë.
Asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë. s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm" tha sot Veliaj.
Përmes një deklarate të gjatë nga zyra e tij, Veliaj ua bëri të qartë ish-bashkëpunëtorëve se betejën me drejtësinë do të duhet ta bëjnë të vetëm, pa asnjë mbrojtje politike.
"Po e nis nga vija e kuqe e Partisë Socialiste dhe e kryeministrit Rama: Çështjet që hap drejtësia e re janë thjesht për t’ua besuar organeve të drejtësisë. Cilido individ që është përfshirë në këto çështje, duhet të përballet vetë me drejtësinë"
Veliaj foli edhe për sulmet politike nga Rithemelimi që flasin para drejtësisë, e nuk respektojnë prezumimin e pafajësisë.
"I ngre këto pyetje retorike sepse në asnjë vend normal demokratik, nuk ndodh kjo gjueti shtrigash. Në parlamente, ekrane, portale, madje as në rrjetet sociale të Francës, Italisë, Greqisë e me radhë, nuk i shikon këto turra drush për të djegur të gjallë Presidentë, kryeministra, kryetarë bashkish, kur drejtësia thjesht po bën punën e saj në luftën kundër korrupsionit dhe ku gjykatat, në fund, e ndajnë shapin nga shqeri, të fajshmit nga të pafajshmit! Këta gjahtarët profesionistë të shtrigave, që kanë një mandat deputeti të partive me vulë të humbur apo një kravatë moderatori...duan që populli ta harrojë këtë të vërtetë të madhe " tha Veliaj.
Akuzave që ngrihen nga 'inkuizitorët mesjetarë e sigurimsat modernë' siç Veliaj i quajti – se sa herë flitet për afera, 'kryeministri dhe ai kanë dhënë bekimin', kryebashkiaku iu përgjigj kështu:
Ku jemi këtu? Në komunizëm? T’u vëmë njerëz mbrapa? T’u fusim përgjues në makina dhe në shtëpi? T’i torturojmë?! Ne duam një drejtësi të drejtë, që të godasë djathtas e majtas dhe të shikojë e të ecë vetëm drejt, me shpatën e ligjit në dorë! Ne e shohim drejtësinë si aleate strategjike në këtë luftë dhe e mbështesim pa rezervë punën e saj, si një punë e domosdoshme për pastrimin e administratave tona nga elementët e korruptuar. ...
Pavarësisht përballjes me drejtësinë dhe verdiktit ekskluziv të gjykatës, Veliaj i njohu ish-bashkëpunëtorëve të tij edhe kontributin e dhënë në punët e bashkisë
Mariglen Qato ka drejtuar IMT-në. Falë punës së tij është bërë i mundur Bulevardi i Ri, çlirimi i Unazës tek Astiri. Redi Molla ka drejtuar UKT-në ..e ktheu Tiranën e vogël nga 7 orë ujë në ditë, me 20 orë ujë mesatarisht. Taulant Tusha ka drejtuar punët publike në Bashkinë e Tiranës gjer vitin e kaluar. ka ndjekur 24/7 projekte që Tirana i priste prej një shekulli
Edhe sa i takon hetimeve të inceneratorit të Tiranës Veliaj tha se 'nuk e kam shkelur kurrë as ligjin as besimin e atyre që kanë dhënë tre herë mandatin dhe kërkoi që drejtësia të bëjë punën e vet"
"Gabime mund të kem bërë edhe unë plot! S’kam asnjë dyshim! Po s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm. Uroj që këtë ta vërtetojnë deri në fund edhe hetimet për inceneratorin e Tiranës, me të cilin e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti, edhe hetimet për këtë çështjen e hapur së fundmi nga drejtësia" tha Veliaj.
Ketu Fjala e Plote
Z.Veliaj,jo cdo firme e gabuar eshte perfitim per vete,por ama prape firme e gabuar mbetet,te shpie para gjykatesit ndonjehere.
PërgjigjuKur ke kaq sh te arrestuar ne stafin e bashkise o je i oerlyer o je i pa aft
PërgjigjuEdhe halla ime qe ben be per kok te edi rames,me vdekt fatos nano e ku ta varros PS nuk i beson me kta!turp e faqe zez.erjon veliaj ne burg se bashk i kan ndar leket,lere ca ben naivin se ha njeri!!
PërgjigjuNuk e kuptoj,pse e perfshiu kryeminstrin ne kete fjalim??
PërgjigjuIshte sms I koduar !!!
Lali tre here nuk ta dhadhe voten ty ppr votova kundra Sali Qametit.Ti e degradove kete besim deri ne percmim per ne, banoret e tiranes. Na vrave kujtimet e femijerise, shkaterove teatrin, na mbyte me beton dhe betoniere cdo dite. Ti je shefi i drejtoreve hajdute dhe ti je krye hajduti.
PërgjigjuTi je nje horr, nje maskara, nje super hajdut ordiner. SI MORE IDIOT O I PAFTYRE NUK DIN TIN TI CILET JANE NJEREZIT QE TI PUNON CDO DITE, SI NUK I NJEH TI??? SI ESHTE E MUNDUR QE TI NUK PASKE PERGJEGJESI. KOKRRA MASHTRUESIT, PO KUR TU FUR DREJTORI I PARE NE BURG PSE SHKOVE ME VRAP TEK MARRIOT DUKE U TAKU ME BALLEN DHE MAZNIKUN APO PO MERRJA HABERET E FUNDIT… IK ÖRE KLYSH MASKARAJ SE NE BURG DO PERFUNDOSH, CESHTE KY VEND QE VIDHKAN VETEM DREJTORET NE NJE KOHE QE KETA DREJTORE I ZGJIDHNI JU. MASKARENJ QE ZOTI JU MARRTE JETEN TUAJ DHE TE FEMIJEVE. VETEM KESHTU DO ZINI MEND. KY ESHTE MALLKIMI QE JAP PËR JU MORE FAR HAJDUTESH.
PërgjigjuVazhdoni punen, SE keta kete Pune kane, hale e lane Shqiperise dhe Tirane dhe hale e bejne perseri! Jane pjesa e rendomte e nje populli, qe I Ka CDO popull!!
PërgjigjuNe Shqiperi eshte Si romani apo filmi Ali Baba me 40 Hajdut keta e Kane bere mode ky Zoteria eshte Zot i Bashkise nuk di ky QE si manaxhohen leket apo gishti ne mjalt edhe ky QE nuk diskutohet Jane Kllouna te gjithe ne burg edhe ky se nuk po ngopen!
PërgjigjuFutuni ne burg sa me shpejt qe te perfitoni nga amnistia or teeeejjjjj
PërgjigjuJu votuam me te dyja duart mor maskarenj por dolet me hajduter se ata te PD.Lanet dhe harram njerez te ligj
PërgjigjuNukne di ca duhet tr beje ky me shume per tu lifgur si cdo hajn tjeter. A kabdrejtsi ly vend a jo
PërgjigjuO gjakpirës ti e ata që jan në parlament
PërgjigjuNe burg xhepist
PërgjigjuJep doreheqjen “LAL” ke marr fund
PërgjigjuPo fakti qe nuk e kuptove qe po vidhnin ste bën përgjegjës? Dilje me bidona uji kundër sales, po u bone hajdut 10 fish me shumë. HAJDUT
PërgjigjuTranzicion nga slogani lalit : Nga një punë çdo ditë = nga një tender korrupsionist çdo ditë
PërgjigjuKeta shpellaret qe u mblodhen cfar donin te mos arestoheshin ket drejtore,....
PërgjigjuLere kryeministrin te flasi vet,mos u beni bajamet hidh e prit duke mbrojtur njeri tjetrin. Fakt eshte qe nuk ka jave qe mos te dali nje ose disa hajdut nga kjo mazhorance qeverisese!!!
PërgjigjuKeto te gjitha i kemi ditur nuk ka gje te re. E vetmja e re eshte qe edhe ti je pkese e bandes. Ne burg o lal ne burg e ke vendin
Përgjigju