BERAT- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Gazment Bardhi nga qyteti i Beratit tha se kryetari i bashkisë Erion Veliaj doli sot me “mesazhe kërcënuese ndaj Edi Ramës dhe Drejtësisë”
Reagimi i tij erdhi pak orë pasi Veliaj përmes një deklarate për median distancoi veten nga ‘veprimet e paligjshme’ për të cilën u arrestuan zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës.
"Ne kishim një konflikt se kush ishte zgjidhja më e mirë për PD-në. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë influenca, as për të ndarë para, as për të vjedhur para, ndërsa këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut, se kush duhet të shkojë më parë në burg apo se kush merr njeri tjetrin ngjitur tek qelia e atyre që kanë shkuar të parët" tha Bardhi.
Këtë vit e quajti të vështirë. “E them se kemi përballje me hajduterinë e ngritur në sistem dhe nga ana tjetër do duhet të krijojmë një alternativë bindëse, të ndershme dhe që shkon per qytetaret. Një alternativë jo thjesht që PD, te vije ne pushtet por e vetmja zgjidhje qe i ofrohet shqipërisë" tha ai.
Një reagim për deklaratën e Veliajt e pati edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që i cilësoi si presion ndaj SPAK-ut, së bashku me ata që Basha i quan patericë e pushtetit, Rithemelimit.
'Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.’- shkruan Basha.
Gazment Bardhi
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me shkrimin e kryeministrit Edi Rama, të postuar më rrjetin social “X”, ku shpreh dakordësinë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj pas deklaratës që bëri ky i fundit për arrestimet e urdhëruara nga SPAK për disa zyrtarë në Bashkinë Tiranë.
Bardhi shprehet se Rama mbështeti Veliajn sepse e di që kryebashkaku i ka në dorë fatin e pushtetit.
“Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexjinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit. Prandaj sot Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.
Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Asnjë fjalë për thelbin e çështjes, asnjë sqarim sesi vjedhja e të paktën 22 milion eurove nga buxheti i Bashkisë Tiranë i shpëtojë syrit të patronazhistëve të tij, që dinë gjithçka për çdo qytetarë, por nuk dinë që Shtabi Elektoral i Erjon Veliajt me nje skemë të pastër mashtrimi kanë vjedhur të paktën 22 milion euro.
Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrësesi këtë të fundit. Por ky nuk mund të jetë Edi Rama, që në të njëjtën mënyrë si Erion Veliaj, nuk dinë as çfarë bën i vllai, as çfarë bën zëvendësi i tij në Qeveri, as çfarë bëjnë ministrat e tij të korruptuar. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinjë të drejtësisë”,- shprehet Bardhi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.
‘Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.’- shkruan Basha.