‘Janë bërë si mafiozë që kërcënojnë njëri-tjetrin’, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë, dita e parë e demokracisë së vërtetë

6 Prill, 16:06| Përditesimi: 6 Prill, 16:07

  • Share

1712157193_Screenshot1.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

‘Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.’- shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Bardhi nga Berati: Veliaj doli sot me mesazhe kërcënuese ndaj Ramës dhe Drejtësisë! Basha: Po i bëjnë presion SPAK-ut


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?