Dritan Goxhaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës për t’u ekstraduar në Hagë. Gjykata Speciale e Hagës dërgoi një urdhërarrest për ish anëtarin e UÇK-së, ndërsa vendos kontroll në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Lajmi kryesor:
Gjykata Speciale në Kosovë lëshoi urdhërarrest, Arrestohet në Tiranë ish pjesëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj! Nxori emrat e dëshmitarëve
G.MO/ReportTv.al