Gjykata Speciale në Kosovë lëshoi urdhërarrest, Arrestohet në Tiranë ish pjesëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj! Nxori emrat e dëshmitarëve

31 Korrik 2023, 14:43| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 21:33

  • Share

Dritan Goxhaj, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, është arrestuar këtë të hënë, 31 korrik 2023, në Tiranë për llogari të autoriteteve kosovare.

Ndaj Dritan Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Përmes një letër porosie, autoritetet kosovare informuan palën shqiptare se ndaj tij ka nisur një procedim penal, për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale" dhe "Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare", parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Arrestimi

Arrestimi i Dritan Goxhajt u bë me qëllim ekstradimin dhe transferimin i tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Uleta ('shteti prites') Hagë. 

Arrestimi i Dritan Goxhajt u bë me vendim të Gjykatës së Tiranës e cila më 20 korrik 2023 kishte caktuar masën e ”sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin drejt Hagës.

Këto veprime procedurale janë kryer në përmbushje të dhënies së ndihmës juridike, për shkak se Gjykatësi i Vetëm kishte lëshuar fletëarrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Uleta ('shteti prites'" thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Tiranës.

Gjithasht ndaj 45 vjeçarit, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, ka pasur dhe autorizim për kontrollin e banesës si dhe sekuestrimin e materiale të vlefshme për hetimin.

Ekstradimi
Dritan Goxhaj pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës.

"Në lidhje me arrestimin, Gjykatësi i Vetëm ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se Dritan Goxhaj mban përgjegjësi për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës" vijon njoftimi i prokurorisë. 

Kush është Dritan Goxhaj
Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

Dhoma speciale
Më 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, e cila funksionon me ligje të Kosovës, por në territorin e Holandës. Në këtë institucion punojnë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara po gjykohen ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ora 16:59
Arrestimi i Dritan Goxhajt, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës, ja për çfarë akuzohet

1690815663_tirfoto6860.jpg

Prokuroria e Tiranës ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me arrestimin e Dritan Goxhajt.

Njoftimi i plotë:

Sot më datë 31.07.2023, në kuadër të “Kërkesës se Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës”, u realizua ekzekutimi i letërporosisë për dhënien e ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, për llogari  të procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.G., për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale" dhe "Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare", parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëgues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj shtetasit D. G., me qëllim ekstradimin, si dhe është ushtruar kontroll në vendin e banimit të tij.

Këto veprime procedurale janë kryer në përmbushje të dhënies së ndihmës juridike, për shkak se Gjykatësi i Vetëm kishte lëshuar fletëarrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Uleta ('shteti prites'). Gjithashtu, Gjykatesi i Vetem autorizoi kontrollimin e z. D.G., të vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin  e materialeve gjate kontrollimit të tyre ('Urdhri për Autorizimin e Kontrollimit dhe Sekuestrimit').

Gjykatesi i Vetem ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjëgjesi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjate procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht në bazë të nenit 387 dhe nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 (Ligji nr. 06/L-074), sikurse përcaktohet në nenin 15(2) te Ligjit.

Në vijim do të realizohet procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi për në Republikën e Kosovës.

Ora 16:20
U arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale, Gjykata vendos kontrollin e banesës së Dritan Goxhajt

1690807626_dritangoxhaj.png

Dritan Goxhaj është vënë në pranga nga policia e Tiranës për t’u ekstraduar në Hagë. Gjykata Speciale e Hagës dërgoi një urdhërarrest për ish anëtarin e UÇK-së, ndërsa vendos kontroll në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/08/2023 02:56

    D.Goxhaj ka bere ate veprim per te cilin ankohemi vazhdimisht kur behet fjale per drejtesine shqiptare-DEKONSPIRIM.Ka nxjerre emra deshmimtaresh qe mund te kercenohen t'ju behet presion,ose te vriten e zhduken nga te akuzuarit ne Hage.Ky e beri per njerez e ngjarje ne Kosove,por shume mire mund t'a kishte bere edhe ne Shqiperi,po te ishte ne postin e duhur,mund te kishte dekonspiruar nje aksion antidroge,mund te kishte njoftuar nje kriminel per hetimet ndaj tij sic lajmeronte ai Bistri,E.Martinajn,mund t'ju kishte njoftuar trafikanteve qe kultivojne kanabis se X-fermer,o kryeplak u zbuloi tokat e serat e mbjella me kanabis e ka njoftuar policine.Akti eshte i njejte,aktoret dhe viktimat te ndryshme.Ky po penalizohet per aktin dhe njelloj do te merrej pergjegjes edhe sikur te ishte Hero me medalje trimerie.

    Përgjigju
    • Korabi London: 01/08/2023 18:29

      Nuk ka lidhje fare çeshtja e UÇK me kriminelat dhe hajdutat shqipetare. Deshmitaret e paguar nga Serbia dhe Rusia jo tu nxirret emri pore te zhduken prej trojeve Shqipetare.

  • Scutari: 31/07/2023 20:53

    Lavdi e respekt për atë që ka hedhur pushkën krahut për Atdheun! Të tjerat janë hamendësime, dikush i'a ka nxjerrë emrin në procesin që po zhvillohet në Hagë dhe trupa gjykuese duhet të procedojë se ska ku shkon. Akuza është e lehtë, nuk përmendet të ketë ardhur ndonjë pasojë, kështu që mos u mërzit trim se më i fortë do të kthehesh.

    Përgjigju
  • Malësori i Ri: 31/07/2023 20:30

    Mos vallë gjykatat në Kosovë,në Shqipëri,dhe mbi të tëra ato të ashtuquajtura ndërkomëtare nuk kuptojnë që ajo luftë u bë nga ndërkombëtarët(Europa+USA)dhe mos vallë kan bërë krim që kanë bombarduan dhedënuan Hitlerin ekohëve moderne dhe...kërkojnë sot kokë turku ndër shqiptarët për të kënaqur të përkëdhelurën ndër shekuj Sërbinë.A mos jan bërë pishman për ç'farë bënë?Mos rivrisni djemtë luftëtarë dëshmor dhe të turpëroni tëgjallët e një kombi që vetë çetnik,ustash nuk ka qënë. LIRI.

    Përgjigju
  • Gjergj: 31/07/2023 17:23

    Epo mirè more tellallè dhe lèpirès tè atyre jashtè,,e shkelès tè kétyre brènda. Ua dèrgoi Anglia juve ata vrasèsit me pagesè tè shtetasit shqiptar apo po ndjek procedurat e veta Anglia dhe nuk para e vè ujin nè zjarr se çfarè llomotit njè shtet i botès sè tretè? Pse ky nxitim pèr ekstradime tè qytetarève shqiptarè qè kanè sakrifikuar edhe jetèn e tyre pèr çèshtjen kombètare? Pse qènka e drejta e dèshmitarit tè fshihet dhe tè llomotisè si i do qejfi, mè e shenjtè se liria e shprehjes sè mendimit tè lirè tè Dritan Goxhajt? Nè Kosovè, kemi NATO, policinè ndèrkombètare, policinè e Kosovès. Pse nuk mjaftoka kjo mbrojtje pèr dèshmitarèt por u dashka edhe mbyllja e gojès sè atyre qè ushtrojnè tè drejtèn e tyre tè informimit? Shteti shqiptar, nuk èshtè mbrojtès i qytetarève tè tij.!!!

    Përgjigju
  • Malsori: 31/07/2023 17:16

    Të jepet ligji që bënë të mundur arestimin e shtetasit shqiptar.Jointerpretim të ligjit.Mos haroni se jemi dy shtete të ndryshëm.

    Përgjigju
    • O bo bo bo.: 31/07/2023 20:27

      @Shikoni... Çfarè lidhje ka greva e Rinasit me vendimin pèr ekstradimin? Pèr inat tè vjehrrès, palloj mullixhiun?

    • Shikoni videon e nenkryetarit te sindikates se Rinasit: 31/07/2023 18:51

      Vepra penale ka ndodhur ne Kosove. Ca ka ktu per tu habit qe e kerkon t denoje Kosova? https://youtu.be/iZa-QrlI-Gk?si=o_T3faSfoFvtOFJD

  • Shoku: 31/07/2023 16:38

    Nuk e harroi edhe kete Rama,ky bllokoi aeroportin e Rinasit me greven e stafit te Trafikut Ajror me urdher the Ilir Metes.

    Përgjigju
  • Pajaziti: 31/07/2023 16:33

    Arrestohet një shtetas Shqipëtar?! Me urdhër të kujt?! Të një show gjykate , që vetëm gjykat nuk është. Nëse shteti Shqipëtar nuk është në gjendje të mbroj qytetaret e saj, atëher nuk ka nevoj të ekzistoi si i tillë. Këtu duhet të japin sqarim ata që këtë "shtet" thuajn që e përfaqësojn! Rama i pari ! Marri.

    Përgjigju
  • Drenicaku: 31/07/2023 16:13

    Si mundet të arrestohet një Shqipëtar nga një gjykat raciste?! Kjo nuk duhet të tolerohet. Poshtërsi.

    Përgjigju
  • Kontrollori Rinasit: 31/07/2023 15:26

    Ky tipi ishte ai qe organizoi bllokimin e trafikut ajror ne Rinas me urdher te Ilir Metes. E mbani mend kur njoftuan greven kontrolloret e Rinasit? Kur kerkonin rritje rrige. Ky tipi ishte organizator por e hengri kot nje djale tjeter kontrollor, thjesht sepse ishte kryetar i shoqates se kontrolloreve. Ky dhe ai Kthupi i PD-se "Lulit" benin propoganden e ekraneve ne ate kohe. Dye prokuroria beri statistike kot me ate te mjerin. Po s'ka fazetare qe te lidhin gjerat. Ndaj tashi i kujtijne luften ne kosove ktija dhe "harrojne" luften ne Rinas

    Përgjigju
    • Taip: 31/07/2023 18:50

      Po ta ketë bërën ky mirë tja bëjnë..po ky që thoni ju lili metka.kaq kardër është që jepte urdhra për mbylljen e aeroportit Ky kur e ka radhën për burg.. Ore harrova unë..lili metra e ka ky mo apo lili monika floriri

    • Jaho: 31/07/2023 16:07

      Vertet u ngaterrua ky me bllokimin e trafikut ajror ne Rinas? Nese e ka bere, qenka burre legen. Se hiqet si shume patriot.

  • Emigrant: 31/07/2023 14:52

    Cpun ka gjykata speciale kosovare me qytetaret shqiptar Ca mut shteti kemi qe nuk mbron nje hero te luftes se kosoves

    Përgjigju
    • Baro: 31/07/2023 18:19

      Arrestimi, nje turp i madh!

    • Emigrant: 31/07/2023 17:10

      Ky spo arrestohet si njeri i ilir metes apo sales Por po arrestohet si nje ish luftetar i Uck qe ka dekospirur isiunat e serbit

    • Ish koleg: 31/07/2023 16:29

      Ky esht njeri i Ilir Metes dhe Berishes. U perdor per bllokimin e fluturineve ne Rinas. Hapni kronikat e kohes dhe do e shikoni. Mbante floket bisht ateher

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?