Arrestimi i dy policëve në Rinas, Balla: 14 raste të goditura në dy javë, procesi i vetëpastrimit do jetë sistematik

13 Dhjetor 2023, 11:05| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 11:19

  • Share

1702456506_WhatsAppImage20231213at09.13.21.jpeg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e dy policëve në Rinas nën akuzën për korrupsion. Balla thotë se deri më tani ka shkuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në procesin e vetëpastrimit të radhëve të Policisë.

Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë natës së mbrëmshme janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale dy inspektorë të Policisë Kufitare për veprime korruptive ndaj qytetarëve, duke i çuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili do të jetë sistematik.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritik, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurt dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë të zbatimit të ligjit. Falenderoj të gjithë ata qytetarë, si në rastin e dy kontrollorëve të kufirit, të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Ligjin dhe me Kodin Etik në Policinë e Shtetit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arrestohen 2 policë në komisariatin e Rinasit! Mashtruan një qytetare për t’i marrë para, i thanë se s'mund të udhëtonte në një vend të BE-së (EMRAT)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?