VIDEO/ Arrestohen 2 policë në komisariatin e Rinasit! Mashtruan një qytetare për t’i marrë para, i thanë se s'mund të udhëtonte në një vend të BE-së (EMRAT)

13 Dhjetor 2023, 09:14| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 12:46

  • Share

Dy efektivë policie të Komisariatit të Rinasit në Tiranë kanë rënë në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nën akuzën e korrupsionit. Burime pranë AMP i thanë Report Tv se bëhet fjalë për policët Endri Beramaj dhe Ardit Doçi, arrestimi i të cilëve u bë në flagrancë rreth mesnatës së të mërkurës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë mbi dyshimet e mashtrimit të një qytetareje, të cilën të dy nuk e kanë lejuar të udhëtoj në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian me pretendimin se i ka përfunduar afati i udhëtimit.

Megjithatë, sipas policëve, udhëtimin mund ta kryente pa probleme nëse do të paguante para ryshfet. Rasti është denoncuar nga gruaja në fjalë dhe më pas AMP nisi menjëherë veprimet për dokumentimin e veprës penale. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime për përfshirje edhe të efektivëve të tjerë në skema të ngjashme, teksa po punon për të verifikuar edhe të tjerë.

Dy efektivët u arrestuan si të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Në lidhje me arrestimin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se deri më tani ka shkuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në procesin e vetëpastrimit të radhëve të Policisë.

Ora 11:05
Arrestimi i dy policëve në Rinas, Balla: 14 raste të goditura në dy javë, procesi i vetëpastrimit do jetë sistematik

1702456506_WhatsAppImage20231213at09.13.21.jpeg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e dy policëve në Rinas nën akuzën për korrupsion. Balla thotë se deri më tani ka shkuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në procesin e vetëpastrimit të radhëve të Policisë.

Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë natës së mbrëmshme janë arrestuar dhe vendosur përpara përgjegjësisë penale dy inspektorë të Policisë Kufitare për veprime korruptive ndaj qytetarëve, duke i çuar në 14 rastet e goditura në dy javët e fundit në një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili do të jetë sistematik.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritik, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurt dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë të zbatimit të ligjit. Falenderoj të gjithë ata qytetarë, si në rastin e dy kontrollorëve të kufirit, të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Ligjin dhe me Kodin Etik në Policinë e Shtetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/12/2023 01:48

    I ka ndodhur nenes time dicka e ngjashme para disa vitesh kur po dilte nga Shqiperia,nga Rinasi.Duke e pare te moshuar dhe vetem,nje nga punonjeset,i morri pashaporten e huaj qe kishte nena dhe as po i vinte vulen e daljes,as po ja kthente dhe i kerkoi nese kishte dokument tjeter shtese,verifikues dhe shpjegime te tjera pak te cuditeshme.Tani donte para,apo thjesht donte t'ja quante pashaporten gjoja te pavlefshme per t'ja dhene ndonje te njohuri,nuk e di,por nena u zemerua shume e kerkoi qe te merrte ne telefon ambasaden qe i kishte leshuar pashaporten,pasi i kishin dhene numrin e tel.per cdo problem qe te kishte.Vetem pas kesaj oficerja ja kthehu pashaporten te vulosur dhe e la te ikte.

    Përgjigju
  • sapa: 13/12/2023 17:26

    Bijte e te korruptuarve!cfare do presesh tjeter`Kjo eshte shoqeria shqiptare e degraduar komplet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?