Efektivi i arrestuar, Lavdosh Metaj

Kronikë

Arrestimi i efektivit të ‘Shqiponjave’ në Sarandë, SHÇBA: Shpërndante sistematikisht drogë në ambiente me muzikë! Në shtëpi iu gjetën 165 gramë kokainë

13 Qershor 2021, 09:39| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 16:06

  • Share

Efektivi i Shqiponjave në Sarandë Lavdosh Metaj 38 vjeç është arrestuar si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, bën me dije se gjatë hetimit disa mujor ka rezultuar që efektivi shpërndante drogë në ambiente të populluara argëtimi me muzikë.

Gjatë kontrollit, 38-vjeçarit i janë gjetur me vete 11 doza kokainë, ndërsa në shtëpi iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike. Këtë veprimtari të kundraligjshme, sipas SHÇBA efektivi e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj. 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes rradhëve të strukturave policore, apo jashtë saj. Në rrjetin social të efektivit vihet re se ai bën një jetë luksoze mes brandeve të veshjeve dhe jetës së luksit. Metaj 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë akuzohet për ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda disa javësh kur një efektiv policie shfrytëzon uniformën për të shpërndarë lëndë narkotike. Edhe në Durrës është pezulluar nga detyra polici i anti-drogës në Durrës Edvin Sinani pasi shpërndante drogë përmes një grupi të ngritur prej tij. Sinani dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër e ndihmonin për të goditur grupet kundërshtare. Anëtarët e grupit të ngritur nga polici i pezulluar, i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e tij. 

 

Ora 09:46
Arrestimi i efektivit të 'Shqiponja', Lavdosh Metaj, SHÇBA: Shpërndante sistematikisht drogë! Në shtëpi iu gjetën 165 gramë kokainë

SHÇBA ka dhënë detaje mbi arrestimin e efektivit të Shqiponjave Lavdosh Metaj.

Metaj e shpërndante drogën në ambientet e populluara argëtimi me muzikë në Sarandë. Atij i janë gjetur në shtëpi 165 gramë kokainë.

Njoftimi i plotë:

Sarandë - Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë L.M., 38 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Policisë Sarandë. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Arrestimi u krye pas një hetimi disa mujor në aplikim të metodave të posaçme hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u grumbulluan fakte që krijuan dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se punonjësi i policisë L.M. kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në ambjente të populluara argëtimi me muzikë në Sarandë.

Bazuar në këto fakte të dokumentuara në rrugë proceduriale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë lejoi kontrollin personal dhe të banesës së punonjësit të policisë L.M.

Në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, gjatë kontrollit personal të kryer në kushtet e kapjes në flagrancë, punonjësit të Policisë L. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundraligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes rradhëve të strukturave policore, apo jashtë saj.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?