Politikë

Arrestimi i Erion Veliajt, Berisha në Kuvend: Ku është Edi Rama, të jap dorëheqjen! Me praktikat e Soros rikthyet burgosjen politike

10 Shkurt, 17:53| Përditesimi: 10 Shkurt, 18:02

  • Share

Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD Sali Berisha, komentoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai kërkoi që kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Berisha hodhi akuza ndaj Veliajt duke thënë se ka pasur lidhje me Xhorxh Soros.

‘Unë jam këtu për tu zotuar në mënyrë soleme, desorifikimin e Shqipërisë është përparësi absolute kjo farë e keqe që mbodhi Soros. Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ai që me kukullën e Sorosit dhe me gënjeshtarin kryesor Antoni Bliken bënë puçin kundër opozitës shqiptare. Ku jeni ju që me praktikat e Soros rikthyet burgosjen politike dhe persekutimet politike. Ilir meta ishte njëri prej jush dhe e morët e torturuiat dhe e goditët si bandat, dora e secilit prej jush është në atë goditje. Iku nga Shkodra, ku është Edi Rama. Njeriu që rrihte gjoksin se zvarriste ish- presidentin në rrugë. I them Ramës nuk fshihesh dot pas fustanit të Ajola Xoxës, as Erion Veliaj. Erion Veliaj ishte një vasal i shpifur i Aleksis dhe Xhorxh Soros, por shtyll kryesore e tyre në Shqipëri ishte Edi Rama. Edi Rama të vij këtu të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëhjeqjn që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për arrestimin e Veliajt! Berisha: Të dorëhiqet Rama: Majko: Ne nuk akuzuam Dumanin si mercenar, apo SPAK si organizatë kriminale


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?