TIRANË- Në Parlament, Sali Berisha shkoi me 2 triumfe sipas tij, arrestimin e Veliajt, dhe blerjen e fundit amerikane, drejtorin e fushatës, Chris LaCivita. Për t’i shpalosur këto, kërkoi të marrë më shumë kohë në Kuvend. Përballë kushtëzimit të rregullores së Kuvendit, të tijtë u ofruan t’i dhuronin kohën e tyre të diskutimit.
"Ju ka hyrë frika në palcë e mendni se do ju arrestojë berisha në Kuvend. Rama të dorëhiqet të shkojmë në zgjedhje", tha Berisha.
Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili mungoi në Kuvend. Në nisje të seancës plenare, kreu i PD, Sali Berisha tha se Rama u damkos si kukulla e Sorosit në Shqipëri.
“Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri”, tha Berisha.
Arrestimin e Veliajt e quajtën si ‘triumf’ të protestave te Bashkia e Tiranës, edhe pse Berisha e quan SPAK organizatë kriminale.
“I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij. Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo”, tha Berisha.
Entuziazmit të Berishës, socialistët iu përgjigjen duke i kujtuar mëkatet e tij në pushtet.
“Ashtu si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj. Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit", tha Pandeli Majko.
"Të kujtohet Sali ç'ke thënë për Metën. Po ke këllqe shko, kallëzoji në SPAK! Ç'nuk ke thënë për kundërshtarët në foltore", tha Taulant Balla.
“SPAK është zgjedhja jonë, jo e juaja. Ju e keni quajtur organizatë kriminale, turpi juaj. Republika kërkon drejtësi. Ne nuk gëzohemi kur një koleg yni përfundon në dyert e drejtësisë. Sa për Soros, ka kush merret, nuk keni ngelur ju të pastroni Amerikën. Kjo është alibia juaj më qesharake. Kur krahasoni veten me Amerikën”, tha Petro Koçi.
Ndiqni lajmet në zhvillim...
Deputetja e PD Ina Zhupa, teksa u ndal tek arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, tha se PS sot është në ditën më të keqe.
Sipas Zhupës, ky është fati i atyre që nuk punojnë për vendin.
‘Sot jeni në ditën më të keqe, është fillimi i fitores së 11 maj dhe Berisha do jetë në krah të zyrtare amerikanë, duke lartësuar emrin e vendit. Një nga një të gjithë ata që i kishit më afër kryeministrit si Lali Eri tashmë janë ose në arrati ose në paraburgim ose në burgim. Ky është fati i atyre njerëzve që nuk punojnë për shqiptarët, por për të pasuruar veten dhe familjen e tyre. Sali Berisha është persekutuar nga një drejtësi që është e kapur nga e majta. E tha me ironi njëri nga ju këtu që ‘nuk është radhë kosi apo qumështi’ po është radha e shqiptarëve. Ne kemi marr një përgjegjësi që të qëndrojmë krah vlerave të SHBA, të përkrahim modelin e vlerave amerikane të vërteta dhe jo atyre që janë kukulla në duart e Xhorxh Soros. Donald Trump qëndroi dhe fitoj, ne do të qëndrojmë dhe Sali Berisha do jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 11 majit’, tha ajo.
Deputeti i PS Pandeli Majko, teksa komentoi arrestimin e Erion Veliajt tha se asnjë deputet nga opozita nuk e akuzoi SPAK ose Altin Dumanin si mercenar për arrestimin e kryebashkiakut.
‘Ndihem në një pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt. Asnjë nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar dhe të akuzonte SPAK Për organizatë kriminale. Unë kam përshtypjen se keni një ide të gabuar me konferencën e shtypit me kontraktuesin tuaj të paguar, keni një ide të gabuar se sot në SHBA gjithçka diskutohet me ju dhe për ju. Mendoj se nëse kanë qenë marksistët në pushtet sipas logjikës suaj deri para fitores së Trump kur u shpallët non grata nga Britania di që ishin konservatorët britanik dhe më konservator se ata s’ka. Thoni është radha jonë nuk është radhë kosi dhe as qumështi, do takohemi tek kutitë e votimit dhe do të shohim se radha e kujt do të jetë’, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, radhën për t’u goditur nga SPAK e ka zv.kryeministrja Belinda Balluku të cilën e ka quajtur si të përfshirë në dosjen “5B”.
Berisha tha në Kuvend se Belinda Balluku po feston me shishe shampanje për burgosjen e Velaijt, por është zotuar në Parlament se kjo e fundit do të shkojë në qeli.
“Lubia e ka mendjen te thasë me para. Ku është sot ajo? Apo po feston, po hap shishe shampanje për burgosjen e Erion Veliajt. Jap fjalën e nderit se te Erioni do shkojë ajo, sepse zullumqare si ajo s’ka patur kurrë Shqipëria. I them që sot shko mblidh kriminelë, banditë, çfarë të duash, por ti nuk do të sosësh kurrë në këtë parlament më. Je një delikuente që nuk ke shok më. Tani është radha e saj”, u shpreh kreu i PD.
“A e morët sot mesazhin apo jo. A doni të ua sjell prap ju, të ua transmetoj se nuk e keni marrë vesh disa prej jush. I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij. Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo.
Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën. Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese. Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.
Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera. Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne. Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë”, tha kryedemokrati.
Ministri Taulant Balla mbajti fjalën e tij në foltoren e Kuvendit seancën e sotme plenare. Balla i kujtoi Berishës fillimisht shkeljen e çdo rregulloreje parlamentare duke marrë më shumë se 10 minuta në foltore, madje duke transferuar dhe kohët e deputetëve të tjerë.
Sakaq, Balla i bëri një sfidë Berishës për akuzat që ky bën ndaj Ramës. Balla i tha Berishës që gjithë këto akuza le të shkojë dhe t'i paraqesë në SPAK, por nuk ka këllqe të bëjë një gjë të tillë.
'Edhe në emër të kolegëve të mazhorancës por edhe opozitës ti dërgoj një përshëndetje popullit të Kosovës, për zgjedhjet të shkëlqyera, për mendoj të paktën për këtë çështje të kemi dakordësi. Kulturën të paktën kur foli zotëria nuk pëshpëritëm. Kthehemi te përshendetja ndaj institucioneve të Kosovës të përfshira në një proces model sikurse e tha BE-ja.
Qytetarët na shohin, na ndjekin dhe na vlerësojnë. U bë një debat para pak minutash për diçka. Nëse një qytetar do ishte në rrugën e makinës dhe do shkelte rregullat, ligji thotë duhet ndëshkuar. Nuk shkruhet askund në rregullore e Kuvendit që një deputet flet më shumë se 10 minuta. Koha nuk është e transferueshme. Kjo është diçka që ka të bëjë me sensin. Për ju nuk ka ligje, rregulla, për ju drejtësia funksionon ndaj kundërshtari por është e kapur kur vepron ndaj jush. Gjeni një rast kur të jemi shprehur apo bërë argumente mbi veprimet e drejtësisë. Kurrë komente kur drejtësia vepron. 21 tetor 2023, SPAK ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë kisha bërë kallëzimin, as unë dhe askush nga ne në sallë, nuk bëri asnjë koment. Ka një standard, vijnë, përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja. Erdhi këtu siç e ka zakon 30 e kusur vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit.
O zotëri the një lum gënjeshtrash merri nesër dhe bëj një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Unë për çdo gjë që kam thënë ndaj tej kam bërë kallëzim. Ti të ngre nervat edhe kur të sheh. Shko bëj kallëzim se gënjeshtrat ngelen gënjeshtra. Po ke këllqe shko atje. Mban përgjegjësi për kallëzim të rremë dhe kjo është arsyeja që nuk e bën. Kjo foltore është ndotur aq shumë. Nuk besohet më një njeri që çnuk ka thënë për kundërshtarët e vet. E mban mend se çke thënë për Ilir Metën.
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament hodhi akuza të rënda ndaj ish-ambasadores së SHBA Yuri Kim duke e cilësuar si personin më të korruptuar. Madje Berisha e ofendoi duke e quajtur bastarde.
‘Pra sot e morët vesh, se si kopshti eksperimental i Soros, ju jeni një problem madhor. Se ai kryetari juaj që e quante ‘turpi i njerëzimit dhe qytetërimit, Donald Trumpin’. Se ai kryetari juaj që i përdridhej trupi mbi Aleksis Sorosit, e keni parë vetë në fotografi, sikur të ishin kështu e ashtu, por unë nuk flas. Se ai kryetari juaj që solli në parlament ligjin për fermat e grave me fëmijët e askujt. Por për këtë do të duhet të protestoni ju, jo për deklaratat që bënte Sali Berisha, për një bastarde si Yuri Kim, njeriun më të korruptuar që ka pasur ndonjehërë historia. Nuk e kam harruar deklaratën që firmosët kundër meje, ju gratë. Po pse nuk bëni një deklaratë tjetër ju, a nuk ishte Edi Rama që filloi praktimimin e prindrit 1 e 2. A nuk ishit ju që udhëzuat mësuesit që të ju thonë fëmijëve në shkolla se, nuk je Kristaq por je Kristina. ’, tha ai.
Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD Sali Berisha, komentoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai kërkoi që kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Berisha hodhi akuza ndaj Veliajt duke thënë se ka pasur lidhje me Xhorxh Soros.
‘Unë jam këtu për tu zotuar në mënyrë soleme, desorifikimin e Shqipërisë është përparësi absolute kjo farë e keqe që mbodhi Soros. Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ai që me kukullën e Sorosit dhe me gënjeshtarin kryesor Antoni Bliken bënë puçin kundër opozitës shqiptare. Ku jeni ju që me praktikat e Soros rikthyet burgosjen politike dhe persekutimet politike. Ilir meta ishte njëri prej jush dhe e morët e torturuiat dhe e goditët si bandat, dora e secilit prej jush është në atë goditje. Iku nga Shkodra, ku është Edi Rama. Njeriu që rrihte gjoksin se zvarriste ish- presidentin në rrugë. I them Ramës nuk fshihesh dot pas fustanit të Ajola Xoxës, as Erion Veliaj. Erion Veliaj ishte një vasal i shpifur i Aleksis dhe Xhorxh Soros, por shtyll kryesore e tyre në Shqipëri ishte Edi Rama. Edi Rama të vij këtu të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëhjeqjn që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve’, tha ai.
Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Berisha kërkon të flasë sërish, ndonëse përfundoi radhën e tij, ndërsa mori edhe kohën e deputetes Albana Vokshi. Me dakordësinë e Këshillit të Ministarve, Berishës iu dha 30 sekonda kohë dhe përfundoi fjalën duke liruar foltoren.
Berisha: Me fjalën time nuk u arrestoj ju, u ka hyrë frika deri në palcë dhe mendoni se do u arrestojë Berisha në parlament.
Kryetari i PD, Sali Berisha kërkonte me ngulm, fjalën në Kuvend edhe pasi i mbaroi radha e tij. Ky moment krijoi debate mes tij dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Berisha i tha se do përfundojë tek Erioni, ndërsa kryeparlamenatrja i tha se përgjigjen do t’ia jepte ndryshe po të mos ishte e ulur në atë foltore.
Berisha: Te Erioni do shkosh edhe ti.
Spiropali-Berishës: Mos përfito qe jam në foltore se ta jepja përgjigjen ndryshe
Berisha: Elisa, pëllumbesha më lë të flas mos mi merr minutat.
Berisha: Je një delikuente.
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, s’mund ta përdorni atë gjuhë.
Berisha: Mos ndërhy pra.
Debatet vijuan që në nisjen e seancës së sotme plenare, teksa fjalën i pari e mori kreu i PD-së Berisha. Por fillimisht Spiropali ia ndërpreu fjalën pasi ndërhyrja e tij e fillimit nuk ishte për procedurë.
Më pas foli deputeti socialist Petro Koçi duke kujtuar masakrën e 4 shkurtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e krahasuar me 21 janarin në bulevard.
Berisha: E domosdoshme që me zhvillimet e paparecedente të sotme, me damkosjen përfundimtare të Edi Ramës si kukull e monstrës së njerëzimit George Soros.
Spiropali: Nuk është për procedurë, fjalën e ka Petro Koçi. Të bëhemi serioz. George Soros nuk është për procedurë, as zgjedhjet në Amerikë.
Petro Koçi: Të nderuar deputetë, e kuptoj që zhvillimet e sotme janë shumë të rëndësishme po çuditërisht që të jeni të gëzuar jeni të trishtuar. Sepse ju çdo veprim të SPAK dhe legjitimon, ju bën të ndjkeheni keq. SPAK sipas jush duhget të ishte organizatë kriminale, apo jo. Kështu që mund të vazhdoni të jetoni në normalitet nmë këtë Kuvend që është zgjedhur nga qytetarët për urtësi, qytetari dhe jo rrëmujë, grushta dhe deri në zjarrvënie me benzinë. Kjo javë iu kushtua komunitetit dhe siç e dini ishte dhe data 4 shkurt. Sa herë bëhet fjalë për L2B, fillon dhe debat për palët ushtarake dhe politike që edhe në Shqipëri vendosën fatin e teattrit politik në vend. Në çdo luftë edhe kur janë të drejta bëhen gabime dhe faje. Po shumica e fajeve bëhen në kohë paqeje. Në 4 shkurt mu kujtua 21 janari, kopje e mirëfilltë e 4 shkurtit. E njëjta dorë si e Xhafer Dellës në 21 janar. Duhet të distancohemi nga ata autorë të këtyre ngjarje. Më vjen keq që e djathta e sotme nuk është distancuar nga gabimet e L2B. tradhtia ndaj atdheut nuk falet kurrë. Do vazhdoni ta mbani në yqrk fajin e tyre. Vazhdoni me këtë sjellje të pahijshme. SPAK është zgjedhja jonë, jo e juaja. Ju e keni quajtur organizatë kriminale, turpi juaj. Republika kërkon drejtësi. Ne nuk gëzohemi kur një koleg yni përfundon në dyert e drejtësisë. Sa për Soros, ka kush merret, nuk keni ngelur ju të pastroni Amerikën. Kjo është alibia juaj më qesharake. Kur krahasoni veten me Amerikën. Po të jetë për ju Soros ka histori goxha edhe me njerëz te ju, si Berisha dhe njerëz të rinj që kanë dalë si alternativa të virgjëra në skenën politike.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Po si nuk ja thon ketij qe ky eshte ne hetim vet
Përgjigju