Politikë

Arrestimi i Erjon Veliajt/ Deputetët e PS-së nuk komentojnë: Nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë

10 Shkurt, 16:43| Përditesimi: 10 Shkurt, 22:22

  • Share

Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të thirrur në mbledhjen e grupit të PS-së, në kryesinë e Kuvendit, pasditen e sotme, deputetët janë treguar të rezervuar për të komentuar.

“Nuk kam komentuar vendimet e drejtësisë, por Erion Veliaj ka qenë e do të mbetet mik i mirë i imi” tha Toni Gogu.

“PS nuk ndërhyn në punët e drejtësisë dhe nuk komenton ato” tha Lavdërim Krashi.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije për Shqiptarja.com dhe Report Tv se ‘arrestimi i Veliajt nuk është diskutuar fare në mbledhjen e grupit PS-së.

Për arrestimin e Veliajt pritet të ketë debat dhe në seancë parlamentare që do të nisë sot pasdite.  Ndërkohë Kryeministri Edi Rama anuloi takimet që kishte parashikuar ditën e sotme  në Shkodër.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?