Politikë

Arrestimi i Erion Veliajt, Zhupa: Sot jeni në ditën më të keqe, ky është fati i atyre që nuk punojnë për vendin

10 Shkurt, 18:58| Përditesimi: 10 Shkurt, 19:14

  • Share

Deputetja e PD Ina Zhupa, teksa u ndal tek arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, tha se PS sot është në ditën më të keqe.

Sipas Zhupës, ky është fati i atyre që nuk punojnë për vendin.

‘Sot jeni në ditën më të keqe, është fillimi i fitores së 11 maj dhe Berisha do jetë në krah të zyrtare amerikanë, duke lartësuar emrin e vendit. Një nga një të gjithë ata që i kishit më afër kryeministrit si Lali Eri tashmë janë ose në arrati ose në paraburgim ose në burgim. Ky është fati i atyre njerëzve që nuk punojnë për shqiptarët, por për të pasuruar veten dhe familjen e tyre. Sali Berisha është persekutuar nga një drejtësi që është e kapur nga e majta. E tha me ironi njëri nga ju këtu që ‘nuk është radhë kosi apo qumështi’ po është radha e shqiptarëve. Ne kemi marr një përgjegjësi që të qëndrojmë krah vlerave të SHBA, të përkrahim modelin e vlerave amerikane të vërteta dhe jo atyre që janë kukulla në duart e Xhorxh Soros. Donald Trump qëndroi dhe fitoj, ne do të qëndrojmë dhe Sali Berisha do jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 11 majit’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për arrestimin e Veliajt! Berisha: Të dorëhiqet Rama: Majko: Ne nuk akuzuam Dumanin si mercenar, apo SPAK si organizatë kriminale


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?