Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e Davos foli edhe për Reformën në Drejtësi, një reformë në kuadër të integrimit në BE. Sipas Ramës kur u filloi procesi i Reformës vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, por BE ngriti sërish problematikë për faktin se nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Rama u ndal edhe tek arrestimet për korrupsion të nënpresidentes së BE-së dhe eurodeputetes Eva Kaili. Rama tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion tha se i zuri ‘karma’.
‘Në fakt, unë e kuptoj që më drejtohesh mua se do fishekzjarrë prej meje. E dëgjova Robertën. Besojeni apo jo, ajo po thoshte atë çfarë unë e them me vete shpesh dhe e them ndonjëherë kur takohem me europianë qysh prej shumë kohësh. Ajo me mjaft të drejtë kërkoi që edhe lajmet e mira të jenë të dukshme. Zoti e di sesa lajme të mira mund të ishin të dukshme nga Shqipëria e nga rajoni dhe ato kurrë s’kanë qenë të dukshme për sytë e vetë Parlamentit Europian. Kështu që kur e thashë që nuk do të isha i çuditur që në fund të dilte si konspiracion ballkanik, nuk është larg së vërtetës. Dy shembuj: Na u kërkua, apo donim të bënim dhe u mbështetem shumë dhe natyrisht na u kërkua shumë që të bënim nje proces fshese të gjithë sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe siç bëjmë gjithmonë, hymë me besim të plotë, krenari të plotë sepse po bëjmë diçka që perënditë tona europiane do ta duan e do ta mbështesin. Pa merreni me mend pak, fshesa ishte kaq radikale sa që befas mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjyqtarë u fshinë sepse nuk justifikonin pasurinë e tyre. Ne menduam që europianët do ta admironin këtë por na thanë: “ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese”. Kështu që u bë problemi ynë kryesor. Ne operuam pacientin dhe ndërkohë që ndërhyrja ishte tejet e suksesshme na thanë: “pacienti nuk po vrapon”.'- u shpreh Rama.
- Ju e vratë pacientin.
Kryeministri Edi Rama: Ne e kuruam tërësisht, por BE donte që pacienti të vraponte, sepse kishin zgjedhjet dhe para sesa të bënin zgjedhjet, nuk mund të na jepnin dritën e gjelbër.
Së dyti, Roberta tha sesa mirë ishte për Maltën që hyri në BE. Më lini të them që procesi ka ndryshuar, ka ndryshuar tërësisht, është bërë procesi më neurotik dhe më i padrejtë që është mirë për ne, është një ushtrim mjaft i mirë i nervave dhe është një transferim mjaft i mirë i njohurive sepse pa BE-në, vendet e Ballkanit nuk do të kishin të ardhme, duke qenë se BE-ja është i vetmi burim njohurie sesi të ndërtohen institucionet, shteti demokratik, e kështu me radhë.
Por, në qoftë se do t’u rezervonin të njejtin trajtim vetë shteteve anëtare, duhet t’iu them dhe nuk po them Malta, por më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit europian nuk do ta kishin më të mundur të hyjnë në Bashkim Europian ,do ta kishte të pamundur. Nuk flasim për shtete ish-komuniste, por flas dhe për themeluesit, më besoni. Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm. Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma te vjen hakut”
Lajmi kryesor:
Rama në Davos: Nëse do aplikonit standardet që na kërkoni ne, gjysma juaj nuk ishin në BE! Të mbështetet me fonde Ballkani Perëndimor
M.Q.//ReportTv.al