Rama në Davos: Nëse do aplikonit standardet që na kërkoni ne, gjysma juaj nuk ishin në BE! Të mbështetet me fonde Ballkani Perëndimor

19 Janar 2023, 20:29| Përditesimi: 19 Janar 2023, 22:25

  • Share

DAVOS- Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimi Europian lidhur me procesin e integrimit. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta, duke sjellë në vëmendjen rastin e Gjykatës Kushtetuese.

'Dy shembuj: Na u kërkua, apo donim të bënim dhe u mbështetem shumë dhe natyrisht na u kërkua shumë që të bënim nje proces fshese të gjithë sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe siç bëjmë gjithmonë, hymë me besim të plotë, krenari të plotë sepse po bëjmë diçka që perënditë tona europiane do ta duan e do ta mbështesin. Pa merreni me mend pak, fshesa ishte kaq radikale sa që befas mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjyqtarë u fshinë sepse nuk justifikonin pasurinë e tyre. Ne menduam që europianët do ta admironin këtë por na thanë: “ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese”. Kështu që u bë problemi ynë kryesor. Ne operuam pacientin dhe ndërkohë që ndërhyrja ishte tejet e suksesshme na thanë: “pacienti nuk po vrapon”.'- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se u shpreh se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, BE-ja po pëson rënie dhe kjo duhet kuptuar sa më parë nga drejtuesit në Bruksel. Rama u shpreh se rajoni është në një front kur vjen puna për të dënuar Rusinë. Megjithatë, pavarësisht kritikave, Rama deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të Evropës dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë tjetërkund.

‘Përsëri është shumë për ne sepse siç e thashë ne jemi absolutisht mjaft të përfshirë dhe e duam BE-në 99%. E duam SHBA, 100%. Duhet në fakt ta ruajmë këtë. Në një farë mënyrë kemi një mosmarrëveshje shumë të madhe unë dhe presidenti serb lidhur me atë që ai e quan rajon të Serbisë dhe atë që unë e quaj shtetin e lirë të Kosovës. Unë kam argumentet e mia për këtë. Kjo nuk më bën të verbër karshi nevojës për të mbajtur të gjithë bashkë. Për ta përmbyllur dua të them diçka të fundit. Ka shumë kritika ndaj Angela Merkel dhe politikanëve të verbër që morën gazin rus dhe po e zëvendësojnë tani. Mënyra si e kuptoj unë botën është që nuk po e zëvendësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë. Janë shumë gjëra kështu që nuk do nxitoja në dhënien e gjykimeve. Dua të them që duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë më mirë. Po ndodh diçka mjaft thelbësore që ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front përfshirë Serbinë kur vjen fjala për të dënuar Rusinë, për të dënuar pushtimin. Pra në një front në Kombet e Bashkuara. Kur vjen puna tek sanksionet, po. Mund të jetë e bëshme për këdo’, tha Rama.

Në fund, ai shtoi se duke qenë se vendi po përballet me një krizë ekonomike, BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse nuk janë në BE.

Pesimist për rrugën Europiane të Ballkanit Perëndimor u shfaq edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili nuk pranoi ta quante Vladimir Putinin kriminale Lufte, ndërsa foli dhe për problemet me Kosovën

‘Jam pesimit. Ne dhe Mali i Zi jemi vendet që kemi përparuar më shumë në integrimin europianë dhe prapë mendoj se do duhen shumë vite. Ne kemi respektuar çdo marrëveshje ndërkombëtare janë të tjerët që se kanë bërë. Janë botuar miliona lajme se jam Putini i Vogël e do sulmojë fqinjët. Nuk do ta bëjë një gjë të tillë.’- u shpreh Rama.

Forumi Ekonomik Botëror i Davosit ka mbledhur liderët botëror prej katër ditësh ku po diskutohen dhe temat më të nxehta të aktualitetit.

Ora 21:25
Arrestimi i eurodeputetes Eva Kailit për korrupsion, Rama: Thashë karma të vjen hakut

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e Davos foli edhe për Reformën në Drejtësi, një reformë në kuadër të integrimit në BE. Sipas Ramës kur u filloi procesi i Reformës vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, por BE ngriti sërish problematikë për faktin se nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Rama u ndal edhe tek arrestimet për korrupsion të nënpresidentes së BE-së dhe eurodeputetes Eva Kaili. Rama tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion tha se i zuri ‘karma’.

‘Në fakt, unë e kuptoj që më drejtohesh mua se do fishekzjarrë prej meje. E dëgjova Robertën. Besojeni apo jo, ajo po thoshte atë çfarë unë e them me vete shpesh dhe e them ndonjëherë kur takohem me europianë qysh prej shumë kohësh. Ajo me mjaft të drejtë kërkoi që edhe lajmet e mira të jenë të dukshme. Zoti e di sesa lajme të mira mund të ishin të dukshme nga Shqipëria e nga rajoni dhe ato kurrë s’kanë qenë të dukshme për sytë e vetë Parlamentit Europian. Kështu që kur e thashë që nuk do të isha i çuditur që në fund të dilte si konspiracion ballkanik, nuk është larg së vërtetës. Dy shembuj: Na u kërkua, apo donim të bënim dhe u mbështetem shumë dhe natyrisht na u kërkua shumë që të bënim nje proces fshese të gjithë sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe siç bëjmë gjithmonë, hymë me besim të plotë, krenari të plotë sepse po bëjmë diçka që perënditë tona europiane do ta duan e do ta mbështesin. Pa merreni me mend pak, fshesa ishte kaq radikale sa që befas mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjyqtarë u fshinë sepse nuk justifikonin pasurinë e tyre. Ne menduam që europianët do ta admironin këtë por na thanë: “ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese”. Kështu që u bë problemi ynë kryesor. Ne operuam pacientin dhe ndërkohë që ndërhyrja ishte tejet e suksesshme na thanë: “pacienti nuk po vrapon”.'- u shpreh Rama.

- Ju e vratë pacientin.

Kryeministri Edi Rama: Ne e kuruam tërësisht, por BE donte që pacienti të vraponte, sepse kishin zgjedhjet dhe para sesa të bënin zgjedhjet, nuk mund të na jepnin dritën e gjelbër. 

Së dyti, Roberta tha sesa mirë ishte për Maltën që hyri në BE. Më lini të them që procesi ka ndryshuar, ka ndryshuar tërësisht, është bërë procesi më neurotik dhe më i padrejtë që është mirë për ne, është një ushtrim mjaft i mirë i nervave dhe është një transferim mjaft i mirë i njohurive sepse pa BE-në, vendet e Ballkanit nuk do të kishin të ardhme, duke qenë se BE-ja është i vetmi burim njohurie sesi të ndërtohen institucionet, shteti demokratik, e kështu me radhë. 

Por, në qoftë se do t’u rezervonin të njejtin trajtim vetë shteteve anëtare, duhet t’iu them dhe nuk po them Malta, por më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit europian nuk do ta kishin më të mundur të hyjnë në Bashkim Europian ,do ta kishte të pamundur.  Nuk flasim për shtete ish-komuniste, por flas dhe për themeluesit, më besoni.  Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm. Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma te vjen hakut”

Ora 21:06
Vuçiç një Putin i Vogël në Ballkan? Presidenti serb: S’kemi sulmuar askënd! Për BE-në ka një popullaritet në rënie në rajon

 

Presidenti Aleksandër Vuçiç nga Davosi i Zvicrës ku po merr pjesë në forumin ‘Zgjerimi i horizonteve të Europës’, u shpreh se në të gjithë këtë kohë Serbia nuk ka sulmuar asnjë vend dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Teksa u përgjigj ne ligje me krahasimin që i bëhet me Putinin, presidenti serb u shpreh se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.  I pyetur nëse e konsideronte Putinin një kriminel lufte, Vuçiç iu shmang duke e kaluar këtë çështje.

‘Kemi një normë të mirë rritje. Kemi qenë në vendet me rritjen më të madhe në Europë. Çështja është si të vazhdojmë me të njëjtin ritëm rritje. Mund të bëjmë shumë gjëra për shtetin e së drejtës. Nuk ka ëndrra të mëdha, s’jemi aq entuziast sa ishim. As BE s’është aq entuziastë. Të gjitha shifrat në Ballkan, ka një popullaritet në rënie në raport me BE-në. Është e pritshme. Është pak a shumë e njëjta. Do bëjmë më të mirën. Po mburremi se po marrin reforma të vështira për drejtësinë. Nëse do të jemi pjesë e BE-së, e di që nuk do të ndodhë.

Prej disa kohësh në media është përfolur shumë se Vuçiç është një Putin i vogël në Ballkan.  Me aq sa di, ka nja 700 artikuj të ndryshëm në mediat botërore. Deri tani nuk kemi sulmuar askënd. Nuk do ndodhë. Është një koment cinik. Nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhë. Kur vjen fjala për Ukrainën, mbështesim integritetin territorial të saj, njësoj si të Serbisë. A është Krimea pjesë e Ukrainës? Nëse na pyesni ne, është pjesë e Ukrainës. Nuk ndryshojmë qëndrim ndaj kësaj. Serbia mbështet dhe respekton çdo rezolutë të OKB-së. Pse disa fuqi të mëdha nuk e respektojnë rezolutën e OKB-së. Po flas për integritetin territorial të Serbisë. Kur erdhi fjala për të votuar për të dënuar pushtimin që ndodhi në 24 shkurt, ne votuam në favor. E vetmja çështje është kur ju vendosni sanksione. Ne i kemi përjetuar sanksionet për 10 vjet. Nuk do sjellë rezultate të mira. Urrej gjithnjë të bëjë pjesë në klubin e të njerëzve që mendojnë njësoj. Kur flasim për qëndrimet politike, gjithmonë Serbia është krah.'- tha Vuçiç.

Gazetari: Ju hezitoni për sanksionet. Por a jeni dakord se Putini është një kriminel lufte?

Vuçiç: Nuk më duket e drejtë, duket sikur je bërë gjyqtar.

Gazetari: Unë po bëj pyetje.

Vuçiç: Po del në përfundime. Kur të flasim për Vladimir Putinin, nuk them që ai është lunatik. Ka shumë udhëheqës që kanë shkuar në Moskë dhe kanë takuar Putinin. Hera e fundit kur kam folur ka qenë kur fola për furnizimin me gaz të Serbisë. Nuk isha i zhgënjyer, por as i lumtur.

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 19/01/2023 22:42

    Po ore si jo , ti kerkon fonde që ta ndihmoj vlla Vucicin fashist o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar i pështirë. Ti nuk ke as turp as fytyrë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?