Presidenti Aleksandër Vuçiç nga Davosi i Zvicrës ku po merr pjesë në forumin ‘Zgjerimi i horizonteve të Europës’, u shpreh se në të gjithë këtë kohë Serbia nuk ka sulmuar asnjë vend dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Teksa u përgjigj ne ligje me krahasimin që i bëhet me Putinin, presidenti serb u shpreh se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës. I pyetur nëse e konsideronte Putinin një kriminel lufte, Vuçiç iu shmang duke e kaluar këtë çështje.
‘Kemi një normë të mirë rritje. Kemi qenë në vendet me rritjen më të madhe në Europë. Çështja është si të vazhdojmë me të njëjtin ritëm rritje. Mund të bëjmë shumë gjëra për shtetin e së drejtës. Nuk ka ëndrra të mëdha, s’jemi aq entuziast sa ishim. As BE s’është aq entuziastë. Të gjitha shifrat në Ballkan, ka një popullaritet në rënie në raport me BE-në. Është e pritshme. Është pak a shumë e njëjta. Do bëjmë më të mirën. Po mburremi se po marrin reforma të vështira për drejtësinë. Nëse do të jemi pjesë e BE-së, e di që nuk do të ndodhë.
Prej disa kohësh në media është përfolur shumë se Vuçiç është një Putin i vogël në Ballkan. Me aq sa di, ka nja 700 artikuj të ndryshëm në mediat botërore. Deri tani nuk kemi sulmuar askënd. Nuk do ndodhë. Është një koment cinik. Nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhë. Kur vjen fjala për Ukrainën, mbështesim integritetin territorial të saj, njësoj si të Serbisë. A është Krimea pjesë e Ukrainës? Nëse na pyesni ne, është pjesë e Ukrainës. Nuk ndryshojmë qëndrim ndaj kësaj. Serbia mbështet dhe respekton çdo rezolutë të OKB-së. Pse disa fuqi të mëdha nuk e respektojnë rezolutën e OKB-së. Po flas për integritetin territorial të Serbisë. Kur erdhi fjala për të votuar për të dënuar pushtimin që ndodhi në 24 shkurt, ne votuam në favor. E vetmja çështje është kur ju vendosni sanksione. Ne i kemi përjetuar sanksionet për 10 vjet. Nuk do sjellë rezultate të mira. Urrej gjithnjë të bëjë pjesë në klubin e të njerëzve që mendojnë njësoj. Kur flasim për qëndrimet politike, gjithmonë Serbia është krah.'- tha Vuçiç.
Gazetari: Ju hezitoni për sanksionet. Por a jeni dakord se Putini është një kriminel lufte?
Vuçiç: Nuk më duket e drejtë, duket sikur je bërë gjyqtar.
Gazetari: Unë po bëj pyetje.
Vuçiç: Po del në përfundime. Kur të flasim për Vladimir Putinin, nuk them që ai është lunatik. Ka shumë udhëheqës që kanë shkuar në Moskë dhe kanë takuar Putinin. Hera e fundit kur kam folur ka qenë kur fola për furnizimin me gaz të Serbisë. Nuk isha i zhgënjyer, por as i lumtur.
Lajmi kryesor:
Rama në Davos: Nëse do aplikonit standardet që na kërkoni ne, gjysma juaj nuk ishin në BE! Të mbështetet me fonde Ballkani Perëndimor
M.Q.//ReportTv.al