Arrestimi i Fatjon Muratit, Policia: Ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje! Në makinë me 32-vjeçarin dhe Doklen ishte edhe një person tjetër  

8 Tetor 2022, 22:39| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 22:59

  • Share

Policia ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e Faton Muartit dhe shoqërimin e Indrit Dokles. Policia njofton se Murati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje, në bashkëpunim me Kristjan Gjinin.

Ndërkohë, në makinë me Mruatin dhe Doklen ishte edhe një person tjetër, i identifikuar si Gentjan Reçi.

“Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”, njofton Policia.


Lajmi kryesor:

Në makinë me Indrit Doklen, arrestohet Fatjon Murati, kishte ngritur bazë armësh në Tiranë! Lidhja me masakrën e 3-fishtë të Fushë-Krujës


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?