Në makinë me Indrit Doklen, arrestohet Fatjon Murati, kishte ngritur bazë armësh në Tiranë! Lidhja me masakrën e 3-fishtë të Fushë-Krujës

8 Tetor 2022, 21:14| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 23:23

  • Share

TIRANË- Një operacion i rastësishëm nga blutë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e një personi të shpallur në kërkim nga Policia. Ai është Fatjon Murati, 32 vjeç, i cili po lëvizte në makinë me një nga personazhet e njohur në botën e krimit, Indrit Doklen, ish-drejtuesin e bandës së Durrësit dhe me kunatin e Dokles, Gentian Reçin.

Mësohet se makina me të cilën lëviznin Dokle dhe Murati ishte e blinduar. Të dy janë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku po bëhet edhe marrja në pyetje. Për Muratin është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë. Policia nuk ishte në kërkim të Dokles, por shoqërimi i tij është bërë për faktin se po lëvizte me një të shpallur në kërkim.

Ky arrestim vjen në një kohë kur policia po zhvillon kontrolle blic në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e eksponentëve kriminalë. Mbrëmjen e sotme një aksion u zhvillua në qytetin e Vlorës.

Arsenal armësh në Tiranë
Arsenali i armëve u kap rreth tre muaj më parë. Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja, bashkëpunëtore e tyre. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Kush është Fatjon Murati?
Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Po për këtë ngjarje ka qenë i kërkuar për t'u marrë në pyetjet edhe Gentian Reçi. 

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. 

Kush është Indrit Dokle?
Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles. Ky detaj ka dalë nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte marrë 100 mijë euro parapagesë Martinajt për të vrarë Doklen, por ky objektiv nuk u arrit kurrë. Ndërkohë, më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinaj. 

Ora 22:51
U arrestua sot, Fatjon Murati dhe bashkëpunëtori i tij kishin ngritur bazë armësh në Tiranë

Fatjon Murati, 32, vjeç, që ra ne prangat e policisë mbrëmjen e sotme, ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ai rezulton bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç. Rreth tre muaj më parë, në Tiranë u kap një bazë armatimesh, që i përkiste Kristian Gjinit. Policia përmes një njoftimi zyrtar raportoi sot se Murati dhe Gjini bashkëpunonin sëbashku.  

Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Ora 22:39
Arrestimi i Fatjon Muratit, Policia: Ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje! Në makinë me 32-vjeçarin dhe Doklen ishte edhe një person tjetër  

Policia ka dhënë informacion zyrtar për arrestimin e Faton Muartit dhe shoqërimin e Indrit Dokles. Policia njofton se Murati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje, në bashkëpunim me Kristjan Gjinin.

Ndërkohë, në makinë me Mruatin dhe Doklen ishte edhe një person tjetër, i identifikuar si Gentjan Reçi.

“Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”, njofton Policia.

Ora 21:57
Kush është Fatjon Murati që u arrestua në makinë me Indrit Doklen dhe lidhja e tij me masakrën e 3-fishtë në Fushë-Krujë

Makina me të cilën kanë qenë duke lëvizur Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në Fushë-Krujë

Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ata u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirëorganizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. 

Ora 21:32
Del EMRI, ja kush është personi që po lëvizte në makinë me Indrit Doklen

1665257675_dokle.jpg

Report Tv ka mësuar identitetin e personit që po lëvizte në makinë me Indrit Doklen. Burime bëjnë me dije se në makinë ka qenë Fatjon Murati.

Ora 21:19
U shoqërua sot në Polici, kush është Indrit Dokle dhe armiqësia me Ervis Martinaj! 'Mbreti' lojërave të fatit ishte gati të jepte 500 mijë euro për ekzekutimin e tij

1665256873_64001661422576x45l359.jpg

Indrit Dokle është shoqëruar sot në Polici. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht, ndërsa ende nuk duhet ashjë në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles. Kështu ka rrëfyer në SPAK i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumcës 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Gjithashtu Nuredini shpjegoi se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”. Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u  fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 09/10/2022 18:36

    mbas gjithe ketyre vrasjeve,,,,,te fortesh,,,kush e ka radhen?????...a ma thote njeri....se gjaku nuk humbet,,,familjet e te vrareve po pregatiten,,po i lyejne armet...

    Përgjigju
    • Çuni: 10/10/2022 23:12

      Rradhën e ka Oni Fatjoni që rri në Vlorë dhe në Spanjë i ha vetë b.... edhe do ja krruaj.

  • Ani: 09/10/2022 10:17

    Ky eshte ne aleance me alitinin e domjes , perfundimisht i mujten te gjithe keto paskan ken capo dei capi , ato te durresit i ben me ik jashte te gjith me lul e lent, milin po ta kalbin mbrenda , visin e paketuan e tani jetojn luks

    Përgjigju
    • O ani: 09/10/2022 15:11

      E shef qe fol pa lidhje kot e m kot ca lul e lent ka hek ky prej durrsi i kan sheshu muabetet ata me njoni tjetrin,luli nuk fol me lentin lenti e ka luften me rrumin e pojen

  • Alfons: 09/10/2022 09:56

    Fix per nenen e semure po kujdeset endrit dokle ,fix argumenti per te nxjerre nga burgu gjyqtarja e krujes qe me pas rrinte vete si legene ne burg.

    Përgjigju
  • arme: 09/10/2022 05:31

    kush beson se kane qene pa arme ne makine? asnje fjale nga policia

    Përgjigju
  • Namik Dokle: 09/10/2022 00:20

    Kshu eshte kur hapesh bythash o nipce te erdhi radha te hash k*rin. Iku koha jote po kur ishe kaq trim pse rrinje fshehur si k*rvat tashti nuk del dot nga muti do hash aq mut sa do qash si lavirret.

    Përgjigju
    • Hehe..: 09/10/2022 09:50

      Ca kohe ka ik mor trap. Ai ska mush 40 vjec akoma. Ai ka qe 17 vjec qe eshte me emer. Ska nevoje me.u hap se ka dhen veprat qe 17 vjec. I dho prap tashi veprat se kush esht kunder atij qe e kishin frik te gjithe.

  • Ligji: 08/10/2022 23:24

    Shume po e zgjat gjykata e larte e koruptuar rikthimin ne burg te Indrit Dokles. Po ligji antimafia per sekuestrimin e pasurise perse nuk funksionon me kete apo parate i duhen per te mbushur xhepat e drejtesise te koruptuar. Perse policia e lejon te bredhe me makine te blinduar? Rikthejeni ne burg dhe madje ne 41 bis qe mos te kete mundesi komunikimi dhe te vazhdoje drejtimin e trafikut te droges. Sa per Vis Martinaj shume mire ja beri.

    Përgjigju
  • Tosi: 08/10/2022 23:22

    Hapjani dosjet per rigjykim e mbajeni ne burg mos e leshoni me se te gjith krimet ky po i ben . Gjoja esht rehabilitu ky kriminel

    Përgjigju
  • Shpetim Itali: 08/10/2022 23:16

    Vetem ne nje republike bananesh keto krijesa jetojne te lire dhe vazhdojne jeten kriminale pa u shqetesuar.

    Përgjigju
    • Avokati: 08/10/2022 23:57

      Ne jemi rrepuplike geshtenjash

  • vetting: 08/10/2022 22:27

    ky dokle duhet te ishte ne burg…me siguri tani sdel me.

    Përgjigju
    • Avokati: 08/10/2022 23:56

      Jo mor vlla jo. Ky do qarmatoset edhe do i keputen krahet, do vdesin te gjith 1x1 sepse ne burg ky mostra bon qejf edhe jeton si mbret.

  • Tirona: 08/10/2022 21:36

    Si nuk doli ndonje grup te ja fusi me antitang blindit te ketij krimineli ta ndaje ne gjysem megjith makine

    Përgjigju
    • @Kiu: 09/10/2022 09:17

      Nga ta dhane keshillen o Kiu Fiu Brilanti dhe Visi nga Ferri? Ata te dy e meritonin por dhe ky e meriton.

    • Kiu: 09/10/2022 00:53

      Shih punet e tua or bir. keshille nga visi dhe brilanti.

    • Eha: 08/10/2022 23:11

      Prit se mbas qafe e kan te gjith ne mos tani mbas disa vitesh kte fund kan te gjith thjesht vazhdo jeten e duro

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?