U arrestua sot, Fatjon Murati dhe bashkëpunëtori i tij kishin ngritur bazë armësh në Tiranë

8 Tetor 2022, 22:51| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 23:05

  • Share

Fatjon Murati, 32, vjeç, që ra ne prangat e policisë mbrëmjen e sotme, ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Ai rezulton bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç. Rreth tre muaj më parë, në Tiranë u kap një bazë armatimesh, që i përkiste Kristian Gjinit. Policia përmes një njoftimi zyrtar raportoi sot se Murati dhe Gjini bashkëpunonin sëbashku.  

Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.


Lajmi kryesor:

Në makinë me Indrit Doklen, arrestohet Fatjon Murati, kishte ngritur bazë armësh në Tiranë! Lidhja me masakrën e 3-fishtë të Fushë-Krujës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?