Pas shkarkimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh kryebashkiakëve. Ai tha se kjo duhet të shërbejë një mësim duke theksuar se mandati i tretë kërkon 3-fish investim.
"Nuk nisemi nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës. Disa ishin shprehur se isha kujtuar vonë për ndryshimet në Polici dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije dhe luftën e kërkesës për ryshfet rrugëve që shfaqen me avazin e vjetër të abuzimit të neveritshëm, nuk jam kujtuar vonë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Fatos Tushe do përjashtohet nga PS! Kryebashkiakët të mos përzihen me prokurimet ose ju çoj në SPAK! S'ka fonde për bashkitë që nuk kanë performancë të mirë
B.K.//ReportTv.al