Politikë

Rama: Fatos Tushe do përjashtohet nga PS! Kryebashkiakët të mos përzihen me prokurimet ose ju çoj në SPAK! S'ka fonde për bashkitë që nuk kanë performancë të mirë

9 Korrik 2021, 12:10| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 16:13

  • Share

TIRANË- Pasi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe u la në burg për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar nga Partia Socialiste, 2 ditë pasi vendosi ta shkarkojë nga detyra. Këtë Rama e ka bërë në sy të kryebashkiakëve të tjerë duke i paralajmëruar se partia nuk do të jetë një zyrë avokatie për askënd dhe se kushdo që abuzon me detyrën do të përballet i vetëm para drejtësisë.

Shkarkimi dhe përjashtimi i Tushes, Rama tha se janë masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit dhe nëse rezulton i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij. 

"Kryetarët e bashkisë kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por s'është puna ime dhe as e PSqë të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për tu përsëritur juve dhe të gjithë të tjerëve që do të marrim besimin e shumicës tonë të mandatuar për të 3 herë rreshtsi forcë qeverisëse. PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve të akuzuar nga drejtësia por është fuqia e votuar nga populli i saj. Korrupsioni rryshfeti bashkishi  nuk kanë ngjyrë politike janë e zeza errësira llumi me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të rformojmë Shqipërinë. Kush shkel të drejtat e qytetarëve, i vetëm para drejtësisë. Të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje për këdo që bie pre e tyre të udhëheqim popullin drejt majës. Kryebashkiaku i Lushnjes do të shkarkohet nga detyra dhe tdo tqë të përjashtohet nga PS. Masat do të rishikohen vetëm nëse do të dalë i pafajshëm"tha Rama.

Nisur nga rasti i Tushes, Rama u tha kryebashkiakëve se nga hetimi i Agjensisë së prokurimit Publik  janë vënë re shumë shkelje, dhe nëse  në tenderat që një bashki ka dhënë do shihen element abuzivë, atëherë përgjegjës do të jenë pikërisht ata dhe nga gjoba do të kalojnë në denoncime në SPAK

Rama u ka prezantuar edhe 5 prioritete që duhen të kenë parasysh dhe që të mos anashkalojnë asnjë nga këto pika, "t'i vënë gishtin kokës, e të mos luajnë me zjarrin" pasi theksoi se 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme. Kësisoj ai u ka dhënë ultimatum se kush nuk do të punojë nuk do të marrë asnjë fond. Rama ka theksuar se tashmë fondet do të kenë lidhje të ngushtë me performancën e secilit.

Kreu i qeverisë zbuloi se një tjetër arsye e takimit të thirrur është regjistrimi i tokave bujqësore. Lidhur me këtë Rama nuk kurseu kritikat, duke iu thënë kryetarëve të bashkive se nuk kanë punuar. Sipas Ramës vetëm 9 bashki kanë dorëzuar në Kadastër dokumentacion për këtë proces, ndërsa 52 bashki të tjera nuk kanë dhënë shenjë se po punojnë.

Mes kryebashkiakëve socialistë të thirrur sot në takim me kreun e qeverisë Edi Rama i vetmi që mungon ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli. 

Ora 13:13
Dritan Leli nuk merr pjesë në takimin e Ramës me kryebashkiakët

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk ka qenë sot takimin e kreut të qeverisë me kryebashkiakët. Mësohet se kryebashkiaku ndodhet në Itali për të shqëruar një familjar për një vizitë shëndetësore. Kujtojmë se Rama kërkoi përjashtimin e Lelit pasi ky i fundit nuk hoqi dorë nga drejtimi i bashkisë Vlorë për të ndihmuar në fushatën elektorale të 25 prillit, Partinë Socialiste.

Ora 12:51
Kërkoi t'i kundërpërgjigjet, Rama- kryebashkiakut: Ulu se s'të dhashë fjalën ty

 

Një nga kryebashkiakët e thirrur në kryeministri, kërkoi që pas "dushit të ftohtë" të merrte fjalën, por Rama iu përgjigj ashpër. Nuk dihet se cili ishte ky kryebashkiak, pasi në këto momente nuk u fokusua nga kamerat.

"Të lutem ulu se s'të dhashë fjalën ty", tha Rama.

Ora 12:50
Rama: S'ka fonde për Bashkitë që nuk kanë performancë

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë fonde për Bashkisë, nëse nuk do të kenë një përformancë të mirë për punën e tyre.

"Nuk do ketë më fonde pa performancë, kush do performojnë do marrinë. Keni bërë jo pak gjëra të mira, por gjërat që duhet të ndryshojnë janë shumë më tepër se ato që janë bërë. Njerëzit jetojnë me çfarë do bëhet. Mbështetjen e qeverisë e keni pasur, por përgjegjësitë do të jenë shumë të ndara dhe vija ndarëse me PS dhe raportet personale mes meje dhe jush nga njëra anë, dhe taksat e toka e njerëzve do jenë e kuqe zjarr", tha Rama.

Ora 12:42
Regjistrimi i tokave bujqësore, Rama: Vonesa e patolerueshme, vetëm 9 Bashki kanë dorëzuar dokumentacionin! Kush bën tendera abuziv, përfundon në burg

Një tjetër arsye e takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët ishte dhe regjistrimi i tokave bujqësore. Rama tha urdhër që të përfundojë brenda mandatit të tretë ndërsa kritikoi se disa bashki nuk e kanë kryer këtë detyrë.

“Asyeja tjetër është domosdoshmëria e një ndryshimi imediat i ndryshimit tuaj qeverisës lidhur me regjistrimin e tokës bujqësore. PS nuk do marrë asnjë kosto për zvarrjen e këtij procesi. Regjistrimi të përfundojë brenda mandatit. Del dhe tepron ajo që keni pasur deri më sot. Vonesa është e patolerueshme, janë bërë të gjitha ato që mund të bëhëshin që ky proces të përfundojë brenda mandatit të tretë. Regjistrimi i tokave bujqësore është një sfidë historike. Tani duhet bërë! Ligji i ri që është pjesë e këtyre përpjekjeve e ka përmbledhur të gjithë arkivat, në një vend në Kadastër.

 Po ky proces nuk mund të kryhet nëse nuk dorëzohen të gjitha në Kadastër. Pranë këtyre institucioneve është dorëzuar për 30 vjet ky dokumentacion. Akoma sot nuk po mblidhet dot në Kadastër. Kadastra i është drejtuar dy herë.  Agjensia iu është drejtuar 2 herë, në 2020 dhe në 2021. Tani cfarë ka prodhuar ky drejtim 2 herë me shkresë. 18% e bashkive e kanë kryer përgjithesisht dhe pjesërisht këtë detyre, vetëm 9 bashki e kanë dorëzuar dokumentacion, ndërsa 52 nuk kanë dhënë asnjë shenjë që po merren me këtë punë.

Me ndarjen e re administrative në vitin 2016 bashkitë morën detyrimin  që të kryenin mbledhjen e  arkivave të ish komunave. Nuk e kanë bërë akoma deri më sot. O bëhet kjo o nuk bëhet dot regjistrimi për një dynja njerëz që dalin nga shpia pa u gdhirë për të punuar tokën. Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm aq edhe të papranueshëm. Jo po nuk disponojmë dokumentacionin, jo po formularët janë të amortizuar, nuk kemi njerëz. Na duhen mjete. Dëgjoni këtu. Kemi bërë reformë administrative dhe një pjesë e madhe e bashkive edhe pse duhet të kishin më pak, kanë më shumë njerëz sesa kur kishim 300 e ca komuna. Janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca si gjithmonë për fat të keq është bërë siç qeveria jo ka ndaluar së bëri, por ka bërë të kundërtën duke i përdorur fondet për pensione në moshë të re. Që do të thotë fut në punë, jep një rrogë dhe u krye. Pa asnjë llogari dhe pa asnjë sens financiar. Njerëzit i keni aty, mjetet i keni, por ku ke mjetet që ti sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera patjetër që nuk dalin lekët dhe nuk funksionon dhe përfundon në burg”, tha Rama.

Ora 12:28
Rama: Nga dënimet me gjobë te denoncime në SPAK për çdo tender të dyshimtë! Puna e kryebashkiakëve do matet me procedurat e tenderimit

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ndryshimet në procedurat për shpalljen e tenderave. Ai tha se procedurat e tenderave me negocim pa shpallje do i çohet SPAK kur ka përdorim qartazi abuzim nga tani e tutje me paketën e re.

"Nga dënimet me gjobë në denoncime në SPAK në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshim të arsyeshëm për tender abuziv. Le të jetë kushdo prej jush.Të shmanget procedimi me negociim pa shpallje paraprake, një kancer që vijon të ha lekë. Me negocimi pa procedurë, çdo përdorim qartazi abuziv i kësaj teknike do të konsiderohet i paligjshëm dhe i dërgohet SPAK , do shmanget hartimi i kritereve në kundërshtim me legjislacionin e fushës. Bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të APP, mos reagimi fare sikur ky ekip që punon për të rritur standardet shkruan letra të mbyllur në shishe që hidhen në det dhe nuk merr përgjigje. Autoritetet kontraktore të rrisin përgjegjshmërinë në zbatimin e kontratave, se po u zbatua keq bëhet e pa vlerë puna. Me paketën e re ligjore, titullarët e Bashkive janë përgjegjës direkt për mirëmenaxhimin apo keqmenaxhimin përmes procedurave për tender, puna juaj do të matet me procedurat e tenderimit që janë numri i pjesëmarrjeve, vlera e kursyer në paratë e bashkisë, realizimi i kontratavedhe kufizimi i tenderave me negocim pa shpallje do i çohet SPAK", tha Rama.

Ora 12:22
Prokurimet publike, Rama-kryebashkiakëve: Mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues! 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme

Një tjetër paralajmërim për kryebashkiakët ka dhënë kryeministri Edi Rama. Ai  tha se të mos përzihen me probleme të prokurimit publik sepse do ta pësojnë.

Progresi në garantimin e rendit pulik është i madh, prandaj Prokurimet Publike janë arsyeja e parë që iu mblodha. Reagim i menjëhershëm deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi. Paketa përmirëson kuadrin rregullator në Shqipëri.

Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS  kundër kujdo ndër ju  që do të luajë me zjarrin. Kam kërkuar reformim për prokurimet publike.

Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë.

Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura, që janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1%. Nga ana tjetër, rezulton se nga 61 bashki 47 prej tyre për më shumë se 50% të procedurave kanë vetëm një operator. Gjatë vitit 2020 dhe janar-prill 2021, rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedura prokurimi të kryera në bashki apo institucionet e varësisë janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim, pro0bleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, kualifikim dhe shpalle fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret. Si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe me masë disiplinore 62 punonjës”, tha Rama.

Ora 12:12
Arrestimi i Fatos Tushes/ Rama-kryebashkiakëve: Vini gishtin kokës! Mandati i 3-të kërkon përkushtim

 

Pas shkarkimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh kryebashkiakëve. Ai tha se kjo duhet të shërbejë një mësim duke theksuar se mandati i tretë kërkon 3-fish investim.

"Nuk nisemi  nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës. Disa ishin shprehur se isha kujtuar vonë për ndryshimet në Polici dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije dhe luftën e kërkesës për ryshfet rrugëve që shfaqen me avazin e vjetër të abuzimit të neveritshëm, nuk jam kujtuar vonë", tha Rama.

Komento

Komente

  • so fair, so good: 10/07/2021 09:33

    Eee r eeeeeeaaa …. ca behet kshu ee r eeeeeeehhh… Po qy “miushi” i vockel fare Fatos Tushe, ne gjuhe popullore “lale Myzeqeje”, paska qe ne 2007 qe ia ka hedhur keqasi “Maces” gjysem Labe Krietar ee r eeeeeeehhh…? Po qysh kshu ee r eeeeeeehhh…, po qy Tushe – ka qënë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes, – u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007, – ca behet kshu ee r eeeeeeehhh…, – qy Tushe në viitn 2009 u dorëhoq nga posti i Kryetarit te bashkise dhe u zgjodh deputet i PS-së ee r eeeeeeehhh…, – në vitin 2011, Tushe u dorëhoq nga posti i deputetit dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë Lushnje . ee r eeeeeeehhh…, – e kshu me radhe ee r eeeeeeehhh…, – “Macja” me “miushin” ee r eeeeeeehhh…, – po mesuan te luanin Polit+Ping+Pong ne te mire te ne votuesve myzeqare per votat e te miren e Partise e te “Maces” gjysem Labe Krietar ee r eeeeeeehhh…ee r eeeeeee aaahhh…, – deri sot ee r eeeeeeehhh…, – u nxeh “Macja” gjysem Labe Krietar dhe e shkarkoi per fare ee r eeeeeee aaaaahhh…, o po qy ee r eeeeeee

    Përgjigju
  • Iris: 10/07/2021 02:19

    Nuk e di ne se kishit vajtur vetem per te mbajtur fjalim vete,por menyra si iu drejtuat atij bashkiakut nuk ishte demokratike.Mund t'i kishit lene hapsire ne fund te fliste.Problemet zgjidhen me mire po te shtrohen e zgjidhen se bashku,ne te fundit nuk jemi Turqia e Erdoganit.Sa per z.Tushe,qe tani mund t'a imagjinoni ate qe ndodh shpesh ne politiken shqiptare;ndoshta ndonje parti tjeter ka per t'a pritur krahehapur ne gjirin e saj.

    Përgjigju
  • Nje frymorè ashtu kot: 09/07/2021 15:36

    O Edi ....o këta nuk e rruajne fare per ty,ose ti bën me sikur...!!! Ai Armandua i Fierit po grin dynjanë...ajo kryetarja e Roskovecit eshte milardere dhe ti ben sikur!!! O Edo po të bèjnë si Robert çimçakizi...po tallin bythën me ty....

    Përgjigju
  • Diu: 09/07/2021 13:20

    O mashtrues. Te ka dale boja ngahere ske shance tja hedhesh kete here. Do degjenerohesh me keq sec je. E kolapsove vendin o shoku gazhelit

    Përgjigju
  • Bledi: 09/07/2021 13:14

    Po mer po, teorikisht ke shume te drejte, plotesisht me sakte, por si me ja bo qe nuk eshte kshu si trumbeton ti??!! Le te shkoje SPAK te hetoje dhenien e tenderave ne bashkine e Durresit tpakten 5 vitet e fundit duke fillu qe nga ujsjellesi, pastrimi, rikonstruksionet e rrugeve apo modelimi i atyre palo trotuare, koncensionet e atyre pak parkingjeve publike, rikonstruksioni i shetitores tek vollga dhe shume e shume bastardime te tjera. Kapeni me nji kryebashkiak provincjal fshatar koketul dhe mbyllni syte per klientelizmin qe ka ndodh, po ndodh, dhe do te vazhdoje ne Durres. Kto pra jane standartet e dyfishta te drejtesise "se pavarur", sepse te kishte qene ashtu si uluret kryeministri Vangjush DAKON do e kishin arrestu nja 15 here dhe do ishte akoma nburg

    Përgjigju
    • A. N.: 09/07/2021 15:40

      Normal qe Vangjushin e ka mik si dhe ndajne fitimet nga te gjitha dallaverat qe ka bere ai me Durresin keto 2 dekadat e fundit.

  • Dion: 09/07/2021 12:48

    Aman o se moral ka. Dihet nga te gjith se si vidhet karburanti i shtetit. Kane nje cop legen si drejtoruci i ATK qe qe kur ka vajtur aty nga babi nuk la njeri e familjar pa tollona e karburant. Tja shofin pak cfar prokuron e si vjedh se e qelbi vendin. Dhe ky esht me i vogli, po e mbulon me babi Titin dhe qokat tek Anila

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?