Politikë

Prokurimet publike, Rama-kryebashkiakëve: Mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues! 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme

9 Korrik 2021, 12:22| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 13:09

  • Share

Një tjetër paralajmërim për kryebashkiakët ka dhënë kryeministri Edi Rama. Ai  tha se të mos përzihen me probleme të prokurimit publik sepse do ta pësojnë.

Progresi në garantimin e rendit pulik është i madh, prandaj Prokurimet Publike janë arsyeja e parë që iu mblodha. Reagim i menjëhershëm deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi. Paketa përmirëson kuadrin rregullator në Shqipëri.

Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS  kundër kujdo ndër ju  që do të luajë me zjarrin. Kam kërkuar reformim për prokurimet publike.

Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë.

Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura, që janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1%. Nga ana tjetër, rezulton se nga 61 bashki 47 prej tyre për më shumë se 50% të procedurave kanë vetëm një operator. Gjatë vitit 2020 dhe janar-prill 2021, rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedura prokurimi të kryera në bashki apo institucionet e varësisë janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim, pro0bleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, kualifikim dhe shpalle fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret. Si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe me masë disiplinore 62 punonjës”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Fatos Tushe do përjashtohet nga PS! Kryebashkiakët të mos përzihen me prokurimet ose ju çoj në SPAK! S'ka fonde për bashkitë që nuk kanë performancë të mirë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?