Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke, pak minuta në takimin në Ministrinë e Jashtme

12 Maj 2023, 09:56| Përditesimi: 12 Maj 2023, 10:03

  • Share

1683878467_kamitsi.jpg

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas porosisë së Athinës ka zhvilluar sot në mëngjes një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ajo është pritur për pak minuta në një takim nga një zyrtar i Ministrisë tonë të Jashtme. Burime bëjnë me dije se ambasadorja ka shprehur shqetësimin për arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Burime bëjnë me dije se në rast të tillë ndiqet procedura normale që ka të bëjë me ankimet dhe Ministria e jashtme pritet që t’ia kalojë shqetësimin organeve që po merren me këtë çështje, pra organeve të drejtësisë.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Belerit, reagon Kryeministri grek: Të lirohet menjëherë dhe të marrë pjesë në zgjedhje! Dendias: Kemi njoftuar BE-në


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?