Përparim Kulluri, avokati i ish-kryebashkiakut Safet Gjici ka argumentuar se akuza e korrupsionit pasiv ndaj klientit të tij nuk qëndron pasi sipas tij projekti që është premtuar për tenderin e qenve nuk është vënë në zbatim.
Ai kërkoi që Gjici të ndiqet në gjendje të lirë sepse sipas tij nuk ka kryer vepër penale.
“Ne nuk e pranojmë akuzën pasi çdo veprim i tij është shumë i dënueshme moralisht. Nuk ka asnjë vepër penale. Vepra penale nuk është kryer nuk është shpallur asnjë tender.
Pra vepra penale nuk është konsumuar ajo ka qenë një bisedë pas aktit ku vajza thotë që ka një projekt dhe konsumon një bisedë me Gjicin por nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë projekt që të jetë marrë nga bashkia. Sot i është komunikuar akuza pas tre ditësh do të merret vendimi se si do vijojë procedura për Gjicin gjatë kësaj kohe do të qëndroj në paraburgim.
Kërkesa jonë është që të ndiqet në gjendje të lirë sepse nuk ka vepër penale në fakt as nuk duhet të ndiqet fare penalisht. Është një vepër morale për të cilën ka dhënë dorëheqjen”- tha Kulluri.
Lajmi kryesor:
Video-skandali në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici arrestohet për korrupsion pasiv! Edhe gruaja në zyrën e tij ndalohet në Shkodër
B.V/ReportTv.al