Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme (24 qershor) me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë, Ai akuzohet për korrupsionit pasiv.
Ndërkohë për vajzën protagoniste në videon ku dalin me Safet Gjicin duke kryer marrëdhënie intime brenda në zyrën e bashkisë së Kukësit, Alma K. është ngritur akuza "korrupsion aktiv". Ajo u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së sotme duke iu komunikuar masa e sigurisë 'arrest shtëpie'.
Masat e arrestit janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e djeshme, (23 qershor) ndërsa ekzekutimi i tyre u mësua pasditen e së shtunës (24 qershor 2023)
Burime për Report TV bëjnë me dije se ka pasur edhe urdhër arreste ndaj personave të tjerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Alma.K për të realizuar videon me qëllime shantazhi ndaj ish kryebashkiakut të Kukësit. Por deri më tani këto urdhër arreste, ende nuk janë ekzekutuar.
Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor 2023, menjëherë pasi në media u publikua një video ku Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.
Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma.K shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.
SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma.K duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Gjici në Policinë e Tiranës
Pasdite Safet Gjici u shoqërua në Policinë e Tiranës ku ka qenë i pranishëm dhe avokati i tij Përparim Kulluri. Ndërsa më pas është dërguar në Bllokun e Sigurisë tek rruga "Mine Peza" ku do të qëndrojë deri sa të dalë para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë.
Sipas avokatit, akuza e korrupsionit pasiv nuk qëndron pasi projekti që është premtuar nuk është vënë në zbatim, nuk ka një numër protokolli që mund të faktojë akuzën ndaj ish-kryebashkut të Kukësit.
Prokurorja që prangosi Gjicin
Manjola Kajani është prokurorja që po ndjek hetimet për çështjen e Safet Gjicit dhe personave që mund ta kenë shantazhuar me publikimin e video-skandalit. Mësohet se ajo bashkë me agjentë të Byrosë së hetimit kanë sekuestruar serverat e kamerave të bashkisë së Kukësit për të monitoruar hyrje daljet e vajzës dhe personave të tjerë. Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet me të cilat është realizuar video-përgjimi i Gjicit benda zyrës së këtij të fundit. Videoja nuk është regjistruar me telefon por me një kamera e instaluar në çantën e vajzës Alma K. e cila është marrë në pyetje në fillim të javës që sapo lamë.
Kukësi në zgjedhje
Safet Gjici mori mandatin e dytë për të drejtuar Kukësin në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë një video u bë publike më 16 qershor ku ai ishte filmuar duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrën e tij. Videoja kishte datën 6 qershor, rreth orës 16.00. Pak pas publikimit të videos, Gjici njoftoi dorëheqjen përmes një postimi në Facebook duke e quajtur si “një detyrim minimal”, duke kërkuar ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video” si dhe duke deklaruar se kishte rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përball në zgjedhje"
Më vonë edhe qeveria po ashtu njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, pritet të mbahen jo më larg se brenda 2 javëve të muajit gusht. Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.
Raportuan gazetarët: Keti Banushi dhe Sokol Dema
Alma.K gruaja që shfaqet në video-skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici mësohet se ka qenë në Shkodër në momentin që është ndaluar nga policia për t'u vënë në arrest shtëpie sipas masës së caktuar nga Gjykata e Posaçme.
Me mjetet e Byrosë Kombëtare të Hetimit ajo është shoqëruar drejt banesës së saj ku do të jetë në 'arrest shtëpiak'.
Ky është momenti kur ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbërritur në komisariat pasi u arrestua nga policia gjatë kohës që ndodhej në një lokal pranë vilave gjermane në Tiranë. Në foto shihet momenti kur Gjici del nga makina e policisë. Më herët u raportua se ish kryebashkiaku nuk bëri rezistencë pasi mësoi se kishte një urdhër për arrestimin e tij.
Përparim Kulluri, avokati i ish-kryebashkiakut Safet Gjici ka argumentuar se akuza e korrupsionit pasiv ndaj klientit të tij nuk qëndron pasi sipas tij projekti që është premtuar për tenderin e qenve nuk është vënë në zbatim.
Ai kërkoi që Gjici të ndiqet në gjendje të lirë sepse sipas tij nuk ka kryer vepër penale.
“Ne nuk e pranojmë akuzën pasi çdo veprim i tij është shumë i dënueshme moralisht. Nuk ka asnjë vepër penale. Vepra penale nuk është kryer nuk është shpallur asnjë tender.
Pra vepra penale nuk është konsumuar ajo ka qenë një bisedë pas aktit ku vajza thotë që ka një projekt dhe konsumon një bisedë me Gjicin por nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë projekt që të jetë marrë nga bashkia. Sot i është komunikuar akuza pas tre ditësh do të merret vendimi se si do vijojë procedura për Gjicin gjatë kësaj kohe do të qëndroj në paraburgim.
Kërkesa jonë është që të ndiqet në gjendje të lirë sepse nuk ka vepër penale në fakt as nuk duhet të ndiqet fare penalisht. Është një vepër morale për të cilën ka dhënë dorëheqjen”- tha Kulluri.
Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është prangosur teksa ndodhej në një bar-kafe pranë vilave gjermane në Tiranë.
SPAK dyshon se Gjici ka favorizuar për ti dhënë përkrahje financiare Alma K, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.
Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Një javë pas video-skandalit ku shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka përfunduar prapa hekurave. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, për ta vënë në pranga kryebashkiakin socialist të dorëhequr, për veprën penale korrupsion pasiv.
Ndërkohë, është ekzekutuar urdhëri i arrestit në shtëpi edhe për shtetasen Alma K., gruaja që shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me kryebashkiakun e Kukësit.
Pasi i janë vënë prangat pranë banesës së tij në Tiranë, Safet Gjici është transportuar në godinën e drejtorisë vendore të policisë së Tiranës dhe më pas do të akomodohet në drejtim të bllokut të sigurisë në rrugën “Mine Peza”
Gjici nuk ka bërë rezistencë në momentin kur forcat operacionale kanë shkuar në banesën e tij në Tiranë ta arrestojnë, raporton gazetari i Report TV, Sokol Dema.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv, ndërkohë Alma K, vajzës protagoniste në video i është komunikuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për akuzën e korrupsionit aktiv.
Përveç masës arrest me burg për Safet Gjicin, mësohet se masë sigurie arrest shtëpie është dhënë dhe për vajzën në videon intime të regjistruar në zyrat e ish kryebashkiakut.
Ndaj Alma K. eshtë ngritur akuza e korrupsionit aktiv.
Report TV mëson se ajo është marrë në pyetje të hënën e kaluar, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar për të realizuar videon.
Videoja është realizuar nga vetë vajza që ndodhej në zyrë me kryetarin e bashkisë. Videoja nuk është regjistruar me celular, por ka pasur mjete filmike në çantën e saj.
Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe masa të tjera arresti për persona të cilët dyshohet se kanë shantazhuar ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici me publikimin e video-skandalit seksual në zyrën e tij.
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi raporton se që pas publikimit të videos janë kryer hetime edhe ndaj vajzës që shfaqej në zyrën e Gjicit për të identifikuar personat e tjerë me të cilët ka bashkëpunuar për të realizuar videon dhe më pas për të shantazhuar Gjicin.
Ban namin me femna ne shkoder gon cela e shkon e kapet safuti
PërgjigjuArestimi "gruas qejfellesh" eshte i domosdoshem,jo per faktin se i beri qejfin Gicit apo vegles se saj.Ajo duhet arestuar e hetuar per grup kriminal(si pjesemarrese aktive) per shantazh ne favor te pasurimit.Drejtesia te zbuloj se ku qendron kjo afere.
PërgjigjuNuk ka gazete televizion publik e privat,portale ,etj.qe nuk permendet emri i Safet Gjicit e.Almes.Ate qe beri Safeti te gjithe duhet distancohemi.Ne fakt ate pune e bejn afersisht te gjithe zyrtaret.Ka probleme te tjera me te rendesisheme.Boll ma Gjici 'Alma Ato kryen nje veprimte tille dhe nuk ka ndikim ne òpinionin e gjere.Ato nuk duhet te denohen per kete pune.
PërgjigjuDo pilaf jarani…hahahahaah
PërgjigjuArrest shtepie per bushtren qe te marri ndonje tjeter ne qafe !
PërgjigjuSPAK është që është ti marrë me radhë. Kryetarë ,drejtore ,femra meshkuj. Nuk po pyet njeri që I kanë bërë zyrat si dhoma modeli se ky është hall I burrave të tyre që I kanë për foto në instagram dhe grave që mjafton mos iu mungoje spa-ja. Halli është që s'u ngopën dhe I nxorrën fundin këtij vendi dhe s'po ngelet I ri që të krijojë të ardhmen në këtë vend.
PërgjigjuPo' saliu ????spaku e Ka emrin salike,nje grup frikacakesh te zhytur ne kanalin e ujerave te seza te bere zhul e pis..shqiperia pa' gjykuar saliun eshte nje shtet bananash
PërgjigjuPo Ben Tigrin dhe ca drejtore hajdute qe kane mbetur ende ne MFE kur e kane radhen?! Benin si te forte se kishin tigrin, tipik xhepista dhe hajduta klasik! Hajde ishalla te sapuni tigrat prej letre qe e ropen kete vend, majtas, djthatas lesh e li e ca jane! se pijn gjakun e njerzve legenat!
Përgjigju