Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është prangosur teksa ndodhej në një bar-kafe pranë vilave gjermane në Tiranë.
SPAK dyshon se Gjici ka favorizuar për ti dhënë përkrahje financiare Alma K, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenëve endacakë në qytet, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.
Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Një javë pas video-skandalit ku shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka përfunduar prapa hekurave. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK, për ta vënë në pranga kryebashkiakin socialist të dorëhequr, për veprën penale korrupsion pasiv.
Ndërkohë, është ekzekutuar urdhëri i arrestit në shtëpi edhe për shtetasen Alma K., gruaja që shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me kryebashkiakun e Kukësit.
Lajmi kryesor:
Video-skandali në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici arrestohet për korrupsion pasiv! Edhe gruaja në zyrën e tij ndalohet në Shkodër
S.G//ReportTv.al