Përveç masës arrest me burg për Safet Gjicin, mësohet se masë sigurie arrest shtëpie është dhënë dhe për vajzën në videon intime të regjistruar në zyrat e ish kryebashkiakut.
Ndaj Alma K. eshtë ngritur akuza e korrupsionit aktiv.
Report TV mëson se ajo është marrë në pyetje të hënën e kaluar, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar për të realizuar videon.
Videoja është realizuar nga vetë vajza që ndodhej në zyrë me kryetarin e bashkisë. Videoja nuk është regjistruar me celular, por ka pasur mjete filmike në çantën e saj.
Lajmi kryesor:
Video-skandali në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici arrestohet për korrupsion pasiv! Edhe gruaja në zyrën e tij ndalohet në Shkodër
S.G//ReportTv.al