Vrasja e çiftit shqiptar në Itali Teuta dhe Shpëtim Pasho është një nga ngjarjet më të komnetuara të ditëve të fundit.
Sot është arrestuar Elona Kaleshi, e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit Pasho. Pas intervistës ekskluzive që emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV realizoi pasditen e 17 dhjetorit, të një ditë më parë, ku njëra nga vajzat e ciftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, e kundërshton.
Në një komunikim ekskluziv që moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume pati me Elona Kaleshin, përmes messengerit në rrjetin social facebook, përgjigjia e saj ishte se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thonë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyetje, por jo përgjigje. Ky është reagimi i parë bërë për një media shqiptare, në Report TV nga ish-e dashura e Taulant Pasho, djalit të vetëm të Shpëtim dhe Teuta, eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.
Biseda me stafin e Pa Gjurme të Elona Kaleshit
Lajmi kryesor:
Vrasja e masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Në pranga ish-e dashura e djalit të tyre! Hetuesit: Elona s'veproi e vetme! Krimi dyshohet për 'thesarin' e çiftit! Del videoja e arrestimit
//ReportTv.al