Vrasja e masakrimi i çiftit Pasho në Itali/ Në pranga ish-e dashura e djalit të tyre! Hetuesit: Elona s'veproi e vetme! Krimi dyshohet për 'thesarin' e çiftit! Del videoja e arrestimit

22 Dhjetor 2020, 08:31| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 15:20

  • Share

TIRANË- Arrestohet ish e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor. Mëngjesin e sotëm është arrestuar Elona Kaleshi, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Dyshohet se ajo ka qenë personi i fundit që ka parë çiftin Pasho. Vajzat e çiftit PashoVitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Në një komunikim ekskluziv që moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume pati me Elona Kaleshin, përmes messengerit në rrjetin social facebook, përgjigjia e saj ishte se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thotë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyetje, por jo përgjigje.

Çifti Pasho siç ka raportuar më herët Report Tv është vrarë në shtëpinë ku ata qëndronin me qira, muajin e fundit. Aty ku edhe ata janë masakruar, janë vendosur në katër valixhet e gjetura në afërsi të burgut Solliciano. Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Dëshmi për këtë është fakti se në momentin e vrasje çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi.

Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Gjendja e mbetjeve të dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta valixhet, me pjesët e tjera të trupave. 

1608623123_elonakaleshi.jpg

1608636202_elonakaleshi.jpg

Elona Kaleshi

1608623149_16086227011608057091pasho1.jpg

Çifti Pasho

Ora 19:47
Detaje nga krimi makabër kundër çiftit Pasho, hetuesit: Nusja, Elona nuk veproi e vetme! Krimi dyshohet për 'thesarin' e çiftit

Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen makabre të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho. Mediat në Itali duke cituar burime nga grupi i hetimit raportojnë se Elona Kaleshi nuk ka vepruar e vetme. Sipas hetuesve, 36-vjeçarja nga Durrës, ish-e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit të vrarë ka pasur disa bashkëpunëtorë gjatë kryerjes së krimit dhe dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për shumën prej 40 mijë eurove që kishte Shpëtim Pasho, i cili i kishte fituar pasi kishte bërë një aksident në punë. Prokurore e kësaj çështje është Ornella Galeotti, e cila ka ngritur akuzë kundër Kaleshit për vrasjen dhe fshehjen e kufomave.

Ora 19:32
Vrasja dhe masakrimi i trupave të çiftit Pasho në Itali/ Del video, ky është momenti i arrestimit të nuses

Ky është momenti kur Elona Kaleshi vihet në pranga ka policia Italiane. Ajo akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve Pasho.

 

Ora 10:27
Arrestimi i ish të dashurës së djalit të çiftit Pasho për vrasjen e tyre, si i mohoi akuzat pak ditë më parë për Report Tv

1608629502_1608623123elonakaleshi.jpg

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali Teuta dhe Shpëtim Pasho është një nga ngjarjet më të komnetuara të ditëve të fundit.

Sot është arrestuar Elona Kaleshi, e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit Pasho. Pas intervistës ekskluzive që emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV realizoi pasditen e 17 dhjetorit, të një ditë më parë, ku njëra nga vajzat e ciftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, e kundërshton.

Në një komunikim ekskluziv që moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume pati me Elona Kaleshin, përmes messengerit në rrjetin social facebook, përgjigjia e saj ishte se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thonë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyetje, por jo përgjigje. Ky është reagimi i parë bërë për një media shqiptare, në Report TV nga ish-e dashura e Taulant Pasho, djalit të vetëm të Shpëtim dhe Teuta, eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.

Biseda me stafin e Pa Gjurme të Elona Kaleshit
Komento

Komente

  • Viçi pa lëpir: 22/12/2020 15:20

    O viç i pa lëpir o këllir hajde ti badhkë me birishën e na e lëpi içik ktë kalli. Ha ha ha ha ha ha.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 22/12/2020 13:32

    Tan keto krime i ka ba Edvin Mafia.Cohubi shqiptar ta shporrim kete vrases te vij Birisha shprrse per shqiptaret

    Përgjigju
    • Enea: 22/12/2020 14:55

      Edhe kete Edi e beri

  • Nusja: 22/12/2020 09:17

    Nusja Nuusja

    Përgjigju
  • Kakrruk: 22/12/2020 08:38

    Ore, keni ngatërruar foton me story-n.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?