Arrestimi i ish-kreut të bandës së Durrësit, reagon Balla: Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo

14 Dhjetor 2023, 13:16| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 13:17

  • Share

1702044584_balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin në Spanjë të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla përgëzon policinë e Shtetit dhe homologët spanjollë dhe thekson se pandëshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujdo sado që të fshihet.

''Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri", shkruan Balla. 


Lajmi kryesor:

Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?