SPANJË- Krahët i ka të mbuluar me tatuazh. Me mjekër të bardhë dhe një palë syze optike i ulur në një stol prej druri. Kjo është fotoja e parë pas arrestimit të Lulzim Berishës, ish kreu i bandës së Durrës i cili ishte në kërkim prej 2022. Veshur mban një bluzë rozë dhe jelek ndërsa në kokë ka një kapele.
Imazhi me të cilin u përballën agjentët e policisë, ishte shumë më i ndryshëm se foto e personazhit të njohur për policinë, pas arrestimit në prill 2006 në Maqedoni.
Lulzim Berisha u arrestua këtë të enjte (14 dhjetor) në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”.
Policia e Shtetit kishte informacione përmes burimeve të inteligjencës që Berisha fshihej në vendin iberik dhe pas njoftimit të autoriteteve atje u bë i mundur lokalizimi dhe më pas prangosja e 52-vjeçarit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Lul Berisha fshihej në Spanjë me letra bullgare. Në vijim pritet të nisin procedurat për ekstradimin në drejtim të Tiranës të Berishës, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
"Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri", njofton policia.
Në vitin 2016 arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore. Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.
Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998- 2000 për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.
Megjithatë, në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016-ën. Shkak rreth 2 vjet më parë u bë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.
Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.
Në foton e mësipërme, shihet një dallim i qartë i të shumëkërkuarit Lulzim Berisha, i njohur edhe si ish-kreu i bandës së Durrësit. Dukshëm edhe për shkak të moshës, Lulzim Berisha shihet ndryshe në momentin kur është arrestuar nga autoritetet spanjolle.
Foto e parë është bërë kur Lulzim Berisha është arrestuar për herë të parë në vitin 2006.
Me mjekër të bardhë, kapele rozë e tatuazhe që nuk i ka pasur më parë, Lulzim Berisha siç duket ka arritur të kamuflohej për t’u mos u arrestuar nga policia në Shqipëri.
Report Tv siguron foton e Lulzim Berishës pas arrestimit të tij. Ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë pas shkëmbimit të informacioneve me Shqipërinë.
52-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lartë anuloi lirimin me kusht për krimet e bandës së Durrësit si dhe për akuzën e re për vrasjen e rivalit Klodian Saliu, në vitin 2005.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin në Spanjë të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla përgëzon policinë e Shtetit dhe homologët spanjollë dhe thekson se pandëshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujdo sado që të fshihet.
''Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri", shkruan Balla.
mashkull ma ordiner sbo nona i pabes shif si perfundoj si gey ce bohet kshu qysh iku spanj ky o shtet ta lumsha qe e zune ket plen te babzite i ke bo ner tmoth vallaj. njeli ajo tironsja ime vetem ska nevoj per luli per liburni miko se i ka motra vet leket noten e mir zoti vono po nuk harro
PërgjigjuSundimi i liqit.... harron qe Luli doli prej burgu permes letrave te Dakos dhe Sakos. Dhe pasi siguroj edhe ca vota per Ramen. Dekada me pare Luli qe ne burg dhe e liruan vete italanet pasi e bene spiun. E zune sa ardh ketej, me Gezimin (e kashtes) e te ngjashem. E fusin e nxjerrin nderkohe e biznesi i tij ne Durres "rilind" nen drejtimin e se motres "Luleshkes". Meqe liqi po sundon, valle e ka autorozuar arrestin Don Laze Hasanbelliu apo e ka bo Rama me te veten????
Përgjigjumos morr burre po si do mbaroj tani kompleksi Liburna tek pishat e buta ne golem.I boni hatan se Lul bosi po e nderton dhe se ka vene ca legena sikur jane pronar.Kujdesni cuba pak nga pak po e hani tullumin
PërgjigjuLul kurva s.del me nga burgu tani
Përgjigjutani trri ne burg si qen se ashtu e meriton si ka ba kujt i gja tmir. esht njeriu me i lig qe ma veni hajdut i pabes lekist ene sumen ta lente per lek
PërgjigjuDo behen dy birishe me nji vend!!?
PërgjigjuPak si zor ne nje vend ngaqe Sala do ja hudhin me arrest shtepie or teeeejjjjj
Si jane transformu kto " mafiozet e sotem " Me ngjyre roze me tatuazhe me mjekerr, Dikur ishin burra me kostum kishte lezet Me autoritet , jo si kurvat me vath e me roze dhe duke pi droge.. Vetem nja 2-3 mund te jene ne shqiperi me kostum Dhe pa vese qe meritojne respekt Jane te distancuar nga cdo gje! Per kto tjeret qe jane bere me keq se gangot e tik tokut Me rrjete sociale si adoleshent pa pike autoriteti e personalitet Te ndryshuar dhe ngjyra ngjyra..
PërgjigjuNgjyra ngjyra po ka kput nji tufe me rob ky…mos i shif gunen po punen
Une kujtova se kishin arrestu Endri Priftin hahaha
po mire moj ana ,,po pse dako e punesoi kerte ne bashki..apo kot.
PërgjigjuPo merr shembull kryebashkiakun me te korruptuar qe ka pasur Durresi keto 2mij vitet e fundit or teeeejjjjj
ju te ps e liruat kete kriminel..ne kohen e berishes ky ishte ne burg..
PërgjigjuPo ne burg ishte, por gjyqtaret plepa te saliut vazhdonin te punonin edhe ne kohen e PS. Rrofte Amerika qe po cmonton bemat e saliut me shoke!
nuk eshte 52 luli esht m i modh
PërgjigjuKeta mostra nuk duhet te dalin nga burgu perjete sepse kane mare jete njerezish
PërgjigjuKamikazi i ps ne Durres....le ti bej gjushit shoqeri dhe ta bejne sh*rrën të dy bashke ne nje pagure
PërgjigjuO Sale ti mir e ke mër daj ,1 vit i ka njel e kte se kan kap për at vit burgu por un kom fryk se mos ësht naj dor mrapa ktyne "aksioneve" ndaj Lulit,Torit,Milit etj etj.... Dora dihet kush ësht:Ai që i ka sulmu përher me shtet e me media. A.L njeriu që ka 20 vjet që puno me eliminu si fizikisht si me i myll në burg... Pysni Luftar Reçin se ai ju trrego regjinë
shqiperi e mjera shqiperi. e arestuan nj here dhe u futen ne nato, e arestuan prap qe te futen ne BE. Preteksti i shtetit te karit se ky ka shku ka kerku vet te hapet ceshtja e tij e mbyllrbper t cilen ka mar gjykim. A ka njeri ne bote qe e ben kete gje? I shkateruat familjen, i shkateruat jeten, shifni mediat e karit se cfar publikojne dhe i merni te verteta o karra me zile. Nje vit i ka ngel nga denimi i meparshem. Po kur ta mbaroj dhe ate cfar do nxirni? Apo do thoni se manipuloi zgjedhjet ne shba. Ju ardht zoti hakut o kokrrat e kurves